Liderët evropianë lusin Trumpin që të mos sulmojë Iranin

Liderët evropianë i janë lutur në publik dhe privatisht administratës së z.Trump që të mos reagojë pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit ndaj trupave amerikane në dy baza ajrore në Irak. Vendimi i Trumpit për të anuluar një deklaratë të planifikuar për popullin amerikan gjatë mbrëmjes së kaluar u pa si një shenjë se Shtëpia […]
Vendimi i Trumpit për të anuluar një deklaratë të planifikuar për popullin amerikan gjatë mbrëmjes së kaluar u pa si një shenjë se Shtëpia e Bardhë ishte e gatshme të konsultohej me aleatët para se të ndërmerrte veprimin e radhës.
Por diplomatët evropianë thanë se frikësohen se pesha e opinionin të tyre në Washington ishte zhvlerësuar nga diplomatët amerikanë që insistojnë që ShBA-ja të kundërpërgjigjet ushtarakisht ndaj sulmit të parë shtetërot kundër ShBA-ve që prej revolucionit iranian më 1979, përcjell Periskopi.
Ka edhe pak lehtësim megjithatë që Ayatollah Ali Khamenei në deklaratën e tij gjatë të mërkurës në mëngjes nuk foli për veprime të mëtejme ushtarake.
Ministrja gjermane e mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, duke folur në një televizion tha: “Tash gjithçka varet nga iranianët, mbi të gjitha, që të mos shkaktojnë eskalim të mëtejmë,”
“Mund të them në emër të qeverisë federale [të Gjermanisë] se ne me fuqi i dalim kundër këtij agresioni.” /Periskopi












