Libri i gazetarëve të WP: Trump s’e dinte as çka është Pearl Harbori, nuk kishte lidhje me gjeografi

Donald Trump nuk e dinte se çka ishte Pearl Harbor, ishte i paditur për gjërat elementare të gjeografisë dhe ankohej se leximi i Kushtetutës së ShBA-ve ishte “si të lexoje nga një gjuhë e huaj,” ka zbuluar një libër i ri. “Gjeniu Shumë Stabil” është titulli i librit të gazetarëve Philip Rucker dhe Carol Leonnig, […]
“Gjeniu Shumë Stabil” është titulli i librit të gazetarëve Philip Rucker dhe Carol Leonnig, e të cilët kishin fituar çmimin prestigjioz Pulitzer.
“Gjeni shumë stabile” – e kishte përshkruar veten z.Trump në një postim që e kishte bërë në Twitter kohë më parë.
“Hej Xhon, për çka është kjo? Për çka duhet ta bëjmë këtë tur?” e kishte pyetur Trumpi John Kellyn, ish shefin e tij të stafit para se të bënte turin privat në vitin 2017 në Memorialin e Arizonas, për të përkujtuar sulmet japoneze në Pearl Harbor gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
“Trumpi kishte dëgjuar frazën “Pearl Harbor” dhe u duk se po kuptonte që do të vizitonte skenën e një beteje historike, por nuk u duk se dinte më shumë se kaq,” shkruajnë autorët duke cituar vetë këshilltarët e Trumpit që kishin thënë se presidenti ishte “rrezikshëm i painformuar”.
Gjatë një takimi me Narendra Modin, kryeministrin indian, reporterët e Washington Post pretendojnë se z.Trump i kishte thënë “Nuk është se e keni Kinën në kufi.”
Në fakt, Kina dhe India kanë një kufi të gjatë 2 mijë milje. Gazetarët thonë se Modi kishte qenë i shokuar dhe i shqetësuar dhe më pas kishte bërë në hap prapa në relacionet diplomatike ShBA-Indi.
“Është jofer që kompanitë amerikane nuk lejohen të paguajnë ryshfet për bizneset e tyre jashtë ShBA-ve. Duhet ta ndryshojmë atë gjë,” kishte thënë më tej Trump sipas autorëve.
Më tej njoftohet se Trump kishte pasur problem të madh në leximin e tekstit të Kushtetutës së vendit. “Është si të lexosh në një gjuhë të huaj,” kishte thënë ai. /Periskopi












