Lexuesit e Periskopit nuk duan që VV t’i kthejë postin e kryeparlamentarit LDK-së

Periskopi ka bërë një sondazh në të cilin ka pyetur lexuesit e saj se a duhej që Lëvizja Vetëvendosje të pranonte ofertën e LDK-së për t’i lëshuar pozitën e kryetarit të Kuvendit. Natyrisht, pranimi i kësaj oferte do ta paraqiste vendin e kuvendin tonë si mjaft joserioz. Glauk Konjufca do të duhej që të jepte […]
Natyrisht, pranimi i kësaj oferte do ta paraqiste vendin e kuvendin tonë si mjaft joserioz. Glauk Konjufca do të duhej që të jepte dorëheqje edhe pas pranimit të shumë urimeve nga liderë tjerë institucionalë nga vendet e rajonit si dhe nga familjarë e të afërm.
Dhe, një veprim të tillë nuk e duan as shumica e lexuesve tanë që vendosën t’i përgjigjeshin sondazhit në fjalë.
64 për qind prej tyre dje votuan që Vetëvendosje të mos i jepte pozitën e kryetarit të Kuvendit partisë së drejtuar nga Isa Mustafa. Ndërkohë që 36 për qind prej tyre ishin në favor të kësaj ideje vetëm që të formohej qeveria Kurti sa më shpejt.
Duhet theksuar se këtij sondazhi nuk iu përgjigjën shumë njerëz, ashtu si herët e tjera.













