Leonardo DiCaprio dhuron tre milionë dollarë për Australinë

Leonardo DiCaprio dhuron tre milionë dollarë për Australinë

“Earth Alliance” e Leonardo DiCaprios ka dhuruar tre milionë dollarë për ta ndihmuar Australinë. Organizata ka hapur fondin për zjarret në Australi, për të përfituar nga përpjekjet e vazhdueshme të forcojë ‘rezistencën e klimës’ në të ardhmen, shkruan Rolling Stone. Sipas Associated Press, organizata mjedisore e Leonardo DiCaprio, “Earth Alliance”, do të dhurojë 3 milionë […]

“Earth Alliance” e Leonardo DiCaprios ka dhuruar tre milionë dollarë për ta ndihmuar Australinë.

Organizata ka hapur fondin për zjarret në Australi, për të përfituar nga përpjekjet e vazhdueshme të forcojë ‘rezistencën e klimës’ në të ardhmen, shkruan Rolling Stone.

Sipas Associated Press, organizata mjedisore e Leonardo DiCaprio, “Earth Alliance”, do të dhurojë 3 milionë dollarë për përpjekjet për lehtësimin e zjarrit në Australi.

“Earth Alliance” hapi fondin për Australinë, për të ndihmuar në dhurimin e fondeve, ndërsa kërkoi edhe ndihmën e të tjerëve.

Sipas faqes së fondit në internet, 100 për qind e donacioneve do të shkojnë direkt për ekipet e zjarrëfikësve, mbështetje për komunitetet e prekura dhe operacionet e shpëtimit të botës shtazore.

Fondi Australian i zjarrit do të punojë në bashkëpunim me organizatat e tjera, Aussie Ark, Bush Heritage dhe Wires Wildfire Rescue.

Zjarret në Australi kanë filluar në shtator dhe kanv shkatërruar rreth 20 milionë hektarë dhe më shumë se 2.000 shtëpi, ndërsa ua morën jetën të paktën 27 personave dhe më shumë se një miliard kafshëve.

DiCaprio dhe Earth Alliance bashkohen me një listë të madhe të të famshmëve që kanë dhuruar në përpjekjet për lehtësimin e zjarrit.

Ndihmuan edhe:  Nick Cave, Chris Hemsworth dhe Nicole Kidman, Keith Urban, Elton John, Metallica, etj.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya