LDK vs Vetëvendosje: 5 gjërat që duhet t’i dini nga paraqitjet e sontme televizive

LDK vs Vetëvendosje: 5 gjërat që duhet t’i dini nga paraqitjet e sontme televizive

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, brenda 24 orësh, kanë ‘hedhur’ në opinion ofertat që ato ia kanë dërguar njëra-tjetrës para disa ditësh. Në ofertën e Vetëvendosjes, që kjo parti e publikoi dje, thelbi ishte te rritja e numrit të ministrive (nga 12 në 14), me kushtin që Kryeparlamentari t’i mbetet Vetëvendosjes. Ndërkaq, në […]

Këto janë disa nga gjërat që duhet t’i dini nga paraqitjet e sontme televizive nga ‘kampi’ i VV-së dhe ai i LDK-së. E ndër kryesoren, po ua tregojmë në këtë fjali: Vetëvendosje nuk e pranon ofertën e sotme të LDK-së. 

1.Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu, në Rubikon të KTV-së, kanë qenë të prerë: Vetëvendosje nuk e kthen postin e Kryeparlamentarit. Arsyetimet: sipas tyre, nuk munden tash Albin Kurti dhe Isa Mustafa të ulen në tavolinë, e të merren vesh për shkarkimin e një personi që e ka votuar Kuvendi.

  1. Haxhiu dhe Aliu për postin e Presidentit: Albulena Haxhiu nënkupton se partia e saj është hatruar në LDK-në, kur kjo e ka kërkuar postin e Kryetarit të Kuvendit, pasiqë sic tha ajo, gjatë bisedimeve në grupet punuese, ‘LDK ka folur më shumë për postin e Presidentit’.
  2. Keqardhja e Vetëvendosjes për rritjen e numrit të ministrive: Eksponentë të Vetëvendosjes, që prej kur u bë publike oferta për rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, kanë nisur ‘viktimizimet’ në paraqitje publike, sikur ‘kanë shkelur një premtim para qytetarëve’. “Por  do t’i bartim pasojat’. Kështu, tha Liburn Aliu në Rubikon, përcjell Periskopi.
  3. Lumir Abdixhiku, ka thënë në TV Dukagjini se LDK e ka votuar Glauk Konjufcën me arsyen që Vetëvendosje do të vazhdojë e vetme, e jo t’i vazhdojnë negociatat. Abixhiku, ka folur në TV Dukagjini se ‘nuk ka më kuptim që të ketë takime mes zotit Kurti e z. Mustafa’, nëse ai takim sërish do të rezolunte pa marrëveshje.
  4. Lumir Abdixhiku ka thënë se ‘në Kosovë është krijuar një opinion që vetëm Vetëvendosja gjithmonë e ka mirë dhe ka të drejtë’. ‘Unë nuk kam marrë vota nën siglën e Vetëvendosjes, unë kam marrë vota nga elektorati i LDK-së. Andaj, thotë z. Abdixhiku, LDK nuk e ka me cdo kusht koalicionin me Vetëvendosjen./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?