LDK për ofertën e fundit të LVV-së: Është e ngjashme me atë të javës së kaluar

Bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rifilluar në javën që lamë pas, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje. Ndërsa dje Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, Kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa, por një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar deri më […]
Bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rifilluar në javën që lamë pas, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje.
Ndërsa dje Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, Kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa, por një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar deri më tani.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kanë pranuar ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Dje nga Lëvizja Vetëvendosje kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do t’i shqyrtojmë ditëve në vazhdim”, tha Mustafa./Periskopi/












