LDK nuk pranon ofertën e Kurtit që të shtohen dy ministri: Të jenë veç 12, siç jemi marrë vesh

Një ditë më parë, Albin Kurti i Vetëvendosjes i propozoi Lidhjes Demokratike rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. LDK sot e ka refuzuar një ofertë të tillë. Pika 1 e propozimit të djeshëm të Vetëvendosjes për LDK-në, ishte që të shtoheshin edhe dy ministri. “1. E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, […]
Një ditë më parë, Albin Kurti i Vetëvendosjes i propozoi Lidhjes Demokratike rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. LDK sot e ka refuzuar një ofertë të tillë.
Pika 1 e propozimit të djeshëm të Vetëvendosjes për LDK-në, ishte që të shtoheshin edhe dy ministri.
“1. E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së”, thuhej në ofertën e VV-së.
Një propozim i tillë, është hedhur poshtë sot nga LDK-ja.
“2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime: a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim”, thuhet në kundërofertën që LDK-ja sot e beri publike për VV-në”, thuhet në propozimin e ri që LDK sot ia bëri VV-së, thelbi i së cilës, ishte që Kryeparlamentari t’i takojë LDK-së deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ndërkohë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u ka thënë sot gazetarëve se numri i ministrive nuk duhet të rritet./Periskopi/












