Latifi e bën horë Kokajn e VV-së pas gabimeve drejtshkrimore: I tregon pse s’mund të jetë shkencëtar

Latifi e bën horë Kokajn e VV-së pas gabimeve drejtshkrimore: I tregon pse s’mund të jetë shkencëtar

Periskopi dje përgatiti një artikull me gabimet drejtshkrimore të deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, z.Jahja Koka, i cili i kishte bërë të paktën 137 gabime drejtshkrimore në një status në të cilin paralajmëronte trazira nëse nuk arrihej marrëveshja LDK-VV Z.Kokaj bëri aq gabime të tmerrshme sa shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale, me […]

Z.Kokaj bëri aq gabime të tmerrshme sa shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale, me shumë njerëz që thjesht nuk mund të besonin nivelin e dobët drejtshkrimor të shkencëtarit që në moshën 72 vjeçare vendosi të bëhej politikan.

Ai madje i shkonte kundër vijës së partisë me emrin Vetëvendosje, duke e konsideruar si “gjenial” presidentin Marti Ahtisaari i cili kishte përgatitur të ashtuquajturën “Pako e Ahtisaarit” nga e cila u shpall Pavarësia e Kosovës, shkruan Periskopi.

Në të njëjtin shkrim ai fliste me gjuhë ‘elitiste’ ndaj shoqërisë kosovare duke i konsideruar ‘masë’ dhe duke paralajmëruar ‘acarim të tyre’ të shtyrë edhe nga kthetrat serbe, pa iu referuar dikujt konkretisht.

Por, Kokaj u arsyetua që nuk kishte qenë i kujdesshëm dhe e kishte redaktuar shkrimin e tij në Facebook.

E ndaj këtij reagimi ka reaguar edhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, i cili e cenon integritetin shkencor të deputetit të zgjedhur nga Vetëvendosje.

“Shkenca është logjikë, e logjika shprehet me anë të gjuhës. Gjuha dhe mendimi nuk janë botë të ndara nga njëra-tjetra. Ne mendojmë në gjuhë dhe përmes gjuhës.” – shkruan Latifi, për të vazhduar më pas “Nëse shprehja gjuhësore është konfuze, edhe mendimi është i tillë. Nëse shprehja gjuhësore është e palogjikshme, edhe mendimi është i palogjikshëm. Rrjedhimisht joshkencor. Shkenca e vërtetë fillon me kujdesin e treguar në përdorimin e gjuhës dhe koncepteve.”

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Latifi:

Shkenca është logjikë, e logjika shprehet me anë të gjuhës. Gjuha dhe mendimi nuk janë botë të ndara nga njëra – tjetra. Ne mendojmë në gjuhë dhe përmes gjuhës. Nëse shprehja gjuhësore është konfuze, edhe mendimi është i tillë. Nëse shprehja gjuhësore është e palogjikshme, edhe mendimi është i palogjikshëm. Rrjedhimisht edhe joshkencor. Shkenca e vërtetë fillon me kujdesin e treguar në përdorimin e gjuhës dhe koncepteve. Ajo thënia se “e di, por s’po mundem ta shpreh siç duhet”, është e pasaktë. Nëse nuk di ta shprehësh siç duhet një gjë, do të thotë se dijen dhe mendimin rreth saj e ke të paqartë e konfuz.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?