Lajm i Rremë: Qeveria e Finlandës nuk premtoi punë 4 ditë në javë dhe 6 orë në ditë

A e keni dëgjuar lajmin? Kryeministrja finlandeze Sanna Marin [e Partisë Socialdemokrate] po bën diçka radikale. “Kryeministrja 34 vjeçare finlandeze Sanna Marin, ka njoftuar planet për të punuar vetëm katër ditë në javë” thoshte The Guardian, nën deklaratën se Marin kishte “premtuar” një javë më të shkurtër pune, përcjell Periskopi nga mediumi finlandez NewsNowFinland. “Kryeministrja […]
A e keni dëgjuar lajmin? Kryeministrja finlandeze Sanna Marin [e Partisë Socialdemokrate] po bën diçka radikale.
“Kryeministrja 34 vjeçare finlandeze Sanna Marin, ka njoftuar planet për të punuar vetëm katër ditë në javë” thoshte The Guardian, nën deklaratën se Marin kishte “premtuar” një javë më të shkurtër pune, përcjell Periskopi nga mediumi finlandez NewsNowFinland.
“Kryeministrja e re finlandeze bën thirrje për një javë ku do të punohet vetëm katër ditë” thotë the Independent.
Lajmi në fjalë kaloi prej mediave britanike në mbarë Evropën dhe arriti madje edhe në Kosovë të cilin e transmetoi edhe Periskopi.
Por, nuk është i vërtetë.
Jo vetëm që propozimi në fjalë nuk përfshihet në programin e politikave të qeverisë së re finlandeze, por shumë burime qeveritare i kanë thënë News Now Finland të hënën se kjo ide nuk është as në planet e tyre afatgjata.
Gjithçka nisi kur politikanët socialdemokratë u mblodhën për të kremtuar 120 vjetorin e partisë së tyre.
Moti ishte i nxehtë, pijet po qarkullonin, dhe buçiste muzika.
Më pas ish kryeministri Antti Rinne bëri një fjalim, dhe pas atij fjalimi u mbajt një diskutim.
Në një pikë të diskutimit, kryeministrja Sanna Marin prezantoi idenë që produktiviteti i Finlandës mund të rritej nga një punë javore prej vetëm katër ditësh, ose me një ditë pune prej vetëm 6 orësh [kurrë s’i ka nënkuptuar të dyja bashkë].
Megjithatë, kjo nuk ishte dhe nuk është bërë asnjëherë politikë zyrtare e qeverisë dhe tashmë u demantua hapur nga kjo qeveri.












