Kush po mundohet të krijojë opinion anti-Vetëvendosje sipas Mefail Bajqinovcit

Kush po mundohet të krijojë opinion anti-Vetëvendosje sipas Mefail Bajqinovcit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka numëruar disa faktorë, që sipas tij kanë për qëllim krijimin  një opinioni anti-Vetëvendosje. Përmes një postimi në Facebook, se ‘të gjithë këta e din që Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka numëruar disa faktorë, që sipas tij kanë për qëllim krijimin  një opinioni anti-Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, se ‘të gjithë këta e din që Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe idealistët’, shkruan periskopi.

Ky është postimi i plotë:

Kush po mundohet të krijojë opinion anti VV?

Është interesante t’i shohësh në një pamje të përgjithshme, profilet, figurat “personalitetet”, partitë politike dhe profilet e zyrtarëve të tyre, të angazhuar, të koordinuar e të bashkrënduar në krijimin e një opinioni publik anti VV.

Nëse do t’i kategorizonim këta talentë, fare lehtë është t’u gjesh kryegjënë që ata i shquan:

  1. Njerëz të gjendur në anën e gabuar të historisë së përpjekjeve të popullit tonë për liri;
  2. Njerëz të gjendur në tavolinat ku koordinoheshin projekte e politika stabilizuese e mirëmbajtëse të pushtimit serb në Kosovë;
  3. Avokatë publik të kastave e grupeve të korrupsionit – shpërndarës të zellshëm të lajmeve “heroike” për hajdutët e këtij vendi e në anën tjetër, shpërndarës edhe më të zellshëm të lajmeve komprimituese për njerëz atdhetarë, idealistë e të ditur;
  4. Profiterë të pamerituar të pushtetit, të cilëve u servoheshin trosha të korrupsionit;
  5. Të padijshëm e të përdorshëm nga pushtete të korruptuara në pasluftën e Kosovës;
  6. Zyrtarë partish politike, pa dallim, që shquhen për zhvillim e mirëmbajtje të korrupsionit dhe që paranë publike e kanë përdorur për të blerë mbështetjen politike për ata.

Janë të friksuar nga Vetëvendosja. Nga Albini. E dinë që LVV Albini nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe idealistët. Albini është aleati i shoqërisë progresive të moralshme, punëtore e të ndershme. E dinë që shoqëria progresive dhe atëdhedashëse do të rigjej hapsirat e humbura për të punuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës me zhvillim ekonomik e social. Sistemi i vlerave perëndimore i instaluar në shtet e në politikbërje mund të mos jetë aleati i të frikësuarve që po kokorisin ditë e natë kundër votës së shpresës më 6 tetor. Qetësohuni, kjo është rrjedhë e natyrshme e gjërave sepse ky është mision i pa ndalshëm thellësisht kombëtar, emancipues e progresiv i Albinit. Është agu i një kohe tjetër.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?