Shtetet që kontrollojnë naftën e botës: Kanada në majë me 10 për qind të naftës botërore

Shtetet që kontrollojnë naftën e botës: Kanada në majë me 10 për qind të naftës botërore

Nafta është një resurs natyror i formuar nga kalbja e lëndëve organike me miliona vjet. Dhe si shumë resurse tjera natyrore, as nafta nuk mund të prodhohet, por vetëm të ekstraktohet aty ku veçse ekziston. Për dallim nga çdo burim tjetër natyror, nafta është gjaku i ekonomisë globale. Bota derivon mbi tri të katërtat e […]

Bota derivon mbi tri të katërtat e prodhimit total të energjisë nga nafta, më shumë se nga çdo burim tjetër deri tash. Si rezultat, vendet që kontrollojnë rezervat e naftës botërore kanë fuqi gjeopolitike e ekonomike krejtësisht të pabarabartë, shkruan Periskopi nga UsaToday.

24/7 Wall St. ka identifikuar 15 shtetet me rezervat më të mëdha.

Në vendin e 15 është Brazili me 12.8 miliardë barela [ose 0,8 për qind të totalit botëror]. Në vendin e 14 është Katari me 25,2 miliardë barela [1,5 për qind të totalit botëror]. Në të 13-in është Kina me 25,7 miliardë barela [ose 1,5 për qind të totalit botëror. Në vendin e 12 është Kazakstani me 30 miliardë barela [1,8 për qind]. Në të 11-in Nigeria me 37,5 barrela [2,2 për qind]. Në të 10-in Libia e 48,4 miliardë barela.

ShBA-të janë në vendin e 9 me 50 miliardë barela ose me totalin botëror të 2,9 për qind. Pavarësisht që zë vendin e nëntë, asnjë vend tjetër nuk konsumon më shumë naftë se ky vend.

Në vendin e tetë janë Emiratet e Bashkuara Arabe me 97,8 miliardë barela. Në të shtatin është Kuwaiti me 101,5 miliardë barela. Në të gjashtin është Rusia me 106,2 miliardë barela. Bashkë me ShBA-të dhe Arabinë Saudite, Rusia është në mesin e tri shteteve të vetme që prodhojnë më shumë se 10 milionë barela naftë në ditë.

Iraku ka 148 miliardë barela naftë. Në të katërtin është Irani që ka 157,2 miliardë barela.

Ndërkohë, në vendin e tretë është Kanadaja me 168,9 miliardë barela ose 10 për qind të totalit botëror. Kanadaja është vendi me sipërfaqen e dytë më të madhe në botë. Pavarësisht resurseve të pasura të energjisë, Kanadaja ka një ekonomi relativisht të larmishme.

Në të dytin është Arabia Saudite me 266,2 miliardë barela ose 15,7 të totalit botëror.

Ndërsa në vendin e parë bindshëm është Venezuela me 303 miliardë barela. Ekonomia e këtij vendi është tepër e varur nga nafta, me 90 për qind të eksporteve të saj që përbëhen pikërisht nga kjo lëndë. Kriza aktuale ekonomike është rezultat i uljes së çmimeve të naftës në nivel global. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?