Kusari e VV-së në fill të statusit i gëzohet linjës Prishtinë-Beograd, në fund të statusit ndërron mendje

Kusari e VV-së në fill të statusit i gëzohet linjës Prishtinë-Beograd, në fund të statusit ndërron mendje

Deputetja e zgjedhur me mbi 20 mijë vota nga zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ka bërë një postim në dukje të natyrës ‘kontemplative’ në Facebook mbi lajmin se tashmë është hapur linja ajrore Prishtinë-Beograd. Znj.Kusari e cila vazhdon të jetë edhe kryetare e Alternativës, ka deklaruar se ky është një […]

Znj.Kusari e cila vazhdon të jetë edhe kryetare e Alternativës, ka deklaruar se ky është një “hap i rëndësishëm për procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi”.

“Përveç atyre që kanë interes të fluturojnë në Beograd, më e rëndësishme është hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për fluturimet tjera për në Kosovë.” – shkruan ish kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Sipas kësaj që thotë Kusari, një gjë e tillë do t’i lironte biletat për kosovarët nga të gjitha destinacionet që mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell Periskopi.

Udhimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë më të gjata e më të shtrenjta shkaku i devijimit për të mos shkelur hapësirën ajrore mbi Serbi, e cila vazhdon të jetë e mbyllur për avionit që destinacion e kanë vendin tonë.

Sidoqoftë në fund, znj.Kusari thotë se nëse “nuk është arrite edhe hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për Kosovën për të gjitha fluturimet për në Prishtinë, korridori i fluturimit vetëm për një aviokompani me destinim Prishtinë-Beograd ka efekt të kufizuar”.

I kujtojmë znj.Kusari që Serbia ende nuk ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e saj kontemplativ në Facebook:

Hap i rëndësishëm në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi nisja e fluturimit Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.

Përveç atyre që kanë interes të fluturojnë në Beograd, më e rëndësishme është hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për fluturimet tjera për në Kosovë.

Nëse marrëveshja përfshin edhe Aeroplanët të cilët destinim e kanë Prishtinën nga kudo tjetër, atëherë ky sukses do të ketë ndikim përmbajtësor në jetën e gjithë udhëtarëve për Prishtinë dhe nga Prishtina.

Udhëtime tona nga aeroporti i Prishtinës janë më të gjata dhe më shtrenjta si rrjedhojë e devijimit që janë të detyruar të bëjnë të gjithë aeroplanët për të mos fluturuar mbi Serbi, pasi hapësira e tyre ajrore është e mbyllur për avionët që destinim e kanë Kosovën. Rrjedhimisht ne paguajmë biletat më shtrenjtë dhe udhëtojmë më gjatë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Nëse nuk është arritë edhe hapja e hapësires ajrore të Serbisë për Kosovën, për të gjitha fluturimet për në Prishtinë, korridori i fluturimit vetëm për një aviokompani me destinim Prishtinë – Beograd ka efekt të kufizuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?