Kurtit i skadon afati i presidentit Thaçi sonte në orën 24:00

Kurtit i skadon afati i presidentit Thaçi sonte në orën 24:00

Kushtetuta e Republikës së Kosovës qëndron e heshtur përballë shumë dukurive që ndodhin tek ne. Në historinë e Kosovës, për herë të parë fituesi i zgjedhjeve po heziton të mandatohet për kryeministër, duke munduar të fitojë kohë, derisa në po atë ditë para takimit me presidentin prezanton madje edhe gjysmën e qeverisë së tij. Megjithatë, […]

Kushtetuta e Republikës së Kosovës qëndron e heshtur përballë shumë dukurive që ndodhin tek ne. Në historinë e Kosovës, për herë të parë fituesi i zgjedhjeve po heziton të mandatohet për kryeministër, duke munduar të fitojë kohë, derisa në po atë ditë para takimit me presidentin prezanton madje edhe gjysmën e qeverisë së tij.

Megjithatë, si duket sot është dita e fundit kur pritet që edhe presidenti Thaçi të ndërmarr veprime.

Si garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve, presidenti i vendit e ka obligim kushtetues të kujdeset për funksionimin e institucioneve.

Por, ndonëse nga Zyra e Presidentit nuk kanë pranuar të deklarohen sot rreth kësaj çështjeje, nga burime brenda këtij institucioni mësohet se afati 48 orësh i presidentit Thaçi, të cilin e dha pas takimit me Kurtin, zyrtarisht skadon sonte në orë 24:00.

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se presidentit i duhet propozimi me zarf i emrit të të nominuarit për kryeministër, por sipas njohësve të Kushtetutës, kjo nuk është fare e nevojshme dhe si procedurë nuk është obligative, pasi që Kurti edhe ditën e takimit me Thaçin ka folur si kryeministër në ardhje.

Po ashtu, ai është edhe fitues i zgjedhjeve si kandidat për kryeministër, prandaj çdo përpjekje për shmangie nga marrja e përgjegjësisë si mandatar në përpjekje për të fituar kohë, mund të ndalohet nga ana e presidentit Thaçi me një vendim zyrtar.

Madje, sipas njohësve të Kushtetutës, bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të presidentit, ai mund të shqyrtoj edhe opsione të tjera, përderisa Kurti si fitues i zgjedhjeve nuk po e shfrytëzon të drejtën e tij për ta marrë mandatin dhe formuar qeverinë e re.

Në të kundërtën, loja politike që pretendentët për kryeministra mund ta luajnë mund të zgjas edhe me vite të tëra, duke iu shmangur përgjegjësisë dhe rrezikuar me themel edhe stabilitetin e shtetit, prandaj çdo president si garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve obligohet që të marrë vendime konform Kushtetutës, e cila lë zbrazëtira të shumta juridike pikërisht për vendime politike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?