Kurti-Thaçit: Jemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me LDK-në

Lideri i Lëvizjes  Vetëvendosje Albin Kurti,  ka deklaruar se është afër finalizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në letrën e Kurtit në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçi, i është kërkuar këtij të fundit që të mos ushtrojë presion mbi LVV-në për çështjen e mandarit për formimin e Qeverisë. Në […]

Lideri i Lëvizjes  Vetëvendosje Albin Kurti,  ka deklaruar se është afër finalizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në letrën e Kurtit në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçi, i është kërkuar këtij të fundit që të mos ushtrojë presion mbi LVV-në për çështjen e mandarit për formimin e Qeverisë.

Në letrën e gjatë të kryetarit të LVV-së,  ndër tjerash thuhet se kjo parti është afër finalizimit me LDK-në.

“ Në këtë rast, shfrytëzoj këtë letër t’ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, thuhet në fund të letrës së Kurtit drejtuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Kujtojmë se javën e kaluar u zhvilluan takime të stërzgjatura në mes LDK-së dhe LVV-së, por pa rezultate konkrete. Ndonëse këto bisedime kanë nisur qe tre muaj, LVV-ja dhe LDK-ja vazhdojnë të kenë dallime të thella lidhur me postin e presidentit dhe tash edhe të kryeparlamentarit./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?