‘Kurti të heqë dorë nga mandatari, LDK-ja në opozitë’

‘Kurti të heqë dorë nga mandatari, LDK-ja në opozitë’

Ka tash e 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë. Zgjedhjet e 6 tetorit që nxorrën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, nuk kanë prodhuar efekt të mjaftueshëm për formimim e institucioneve të vendit. Kjo pasi që ende nuk ka marraveshje finale mes Vetëvendosjes e LDK-së të cilat kishin lidhur partneritet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve. […]

Kjo pasi që ende nuk ka marraveshje finale mes Vetëvendosjes e LDK-së të cilat kishin lidhur partneritet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve.

 

 

Këto dy parti, përveç postit të kryeministrit dhe atyre ministrore në pah kanë nxerrë edhe postin e presidentit për të cilin ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Por ky nuk është problemi i vetëm që po pengon formimin e qeverisë.

Menjëherë pas rezultateve zgjedhore, Kurti u ftua nga presidenti Hashim Thaçi, për tu mandatuar për të parin e qeverisë, madje ai i dha një ultimatum 48 orësh Kurtit për t’ia dorëzuar emrin e kandidatit.

Albin Kurti ende nuk e ka bërë një veprim të tillë, ai ka thënë se emri pritet të dorëzohet së shpejti tek presidenti Thaçi, pa përmendur datë.

Një veprim i tillë po shihet si jo i duhur nga analistët. Analisti politik, Ramush Tahiri thotë për IndeksOnline se Kurti ose duhet të heqë dorë nga mandatari ose ta dërgojë emrin tek presidenti.

“Fakti që Albin Kurti si lider i Lëvizjes Vetëvendosje që ka dalë partia e parë në zgjedhje parlamentare në Kosovë nuk po e përmbush detyrën kushtetuese si parti dhe nuk po e dërgon emrin e kandidatit që do të nominohej për Mandatar për Kyeministër nga Presidenti Thaqi është mbi çdo argument të arësyeshëm juridik, politik dhe çfardo tjetër. Secili do ta konsideronte kohën prej 15 ditësh të mjaftueshme për të nisur dhe për të përfunduar koalcionin qeverisës duke bërë marrëveshje me partitë e tjera parlamentare. Ajo që thuhet se jemi ne fazën përfundimtare të arritjes së marrëveshjtjes po zgjatë shumë dhe duket se është edhe po të merr sot mandati më shumë se 15 ditë. Vendi është në krizë dhe institucionet nuk po mund të veprojnë. Lehtë duket me i thënë Presidentit prit e mos vepro, me i thënë Qeverisë je në dorëheqje dhe nuk duhesh të marrësh vendime, e Kuvendit të mos mbajë seanca parlamentare se nuk ka objektiv pune pasi nuk ka Qeveri të zgjedhur.. mirëpo koha po hecën dhe gjendja për qytetarët po keqësohet dhe nëse nuk punojnë hallkat e shtetit shoqëria bie në kollaps. Unë konsideroj se duhet vepruar në disa drejtime që të zhbllokohet gjendja . E para që Presidenti të nominoj Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë në mënyrë që ky brenda 15 ditësh të delë në votim me gjithë kabinetin e Qeverisë së re në Kuvend. Nëse votohet kemi Qeveri të zgjedhur nëse jo atëherë Presidenti Thaqi ja jep mandatin një partie tjetër e cila e ka mundësinë ti bëjë së paku 61 vota të deputetëve në koalicionin qeverisës. Nëse Albini e konteston nominimin dhe e dërgon në Gjykatë Kushtetuese, atëherë duhet të pritet vendimi i gjykatës. E dyta Albin Kurti duhet ta dërgoj emrin për nominim dhe ta bënë Qeverinë ose ta dërgoj një letër dhe të heqë dorë nga mandatari..dhe të lëshojë rrugë që partitë e tjera të formojnë koalicionin Qeverisës”, thotë ai.

Tutje Tahiri thotë se një vendim duhet ta marrë edhe LDK-ja, ose të rri në opozitë ose të bëj koalicion me mandatarin e dytë.

“E treta që Lidhja Demokratike të dalë me qëndrim se nuk po mund të arrijë marrëveshje për Qeveri me Vetëvendosjen dhe se do të rri parti opozitare apo do të bëjë koalicion me mandatarin e dytë. E katërta Kuvendi të mblidhet në seancë plenare dhe të vetëshpërndahet në mënyrë që vendi të shkoj sërish në zgjedhje brenda 40 ditësh. E pesta që të mblidhjen liderët e partive parlamentare dhe të merren vesh për një Qeveri të koalicion të gjerë gjithëpërfshirës ose së paku një Qeveri teknike me mandat dyvjeqar dhe në ndërkohë të kryhet të gjitha punët dhe reformat që konsiderohen të rëndësishme për vendin dhe për të cilat nevojitet konsensus. Duhet veprim sepse status kuoja është e paqëndrueshme dhe nuk është zgjidhje”, tha Tahiri.

Tutje Kurti sot i ka dërguar letër presidentit, duke kërkuar që mos të rritet presioni ndaj tyre sepse marrëveshja me LDK-në është në fazën finale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?