Kurti përkujton Skënderbeun, por ka edhe një mesazh të tërthortë për LDK-në

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar në 552 vjetorin e vdekjes heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin. “Trimëria e tij e pashoq, aftësia e lartë ushtarake e pranuar edhe nga armiqtë, gatishmëria për t’u përballur me ushtri shumë më të forta, për të mbrojtur pavarësinë e tokës së tij, duke krijuar de-facto një shtet të […]
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar në 552 vjetorin e vdekjes heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin.
“Trimëria e tij e pashoq, aftësia e lartë ushtarake e pranuar edhe nga armiqtë, gatishmëria për t’u përballur me ushtri shumë më të forta, për të mbrojtur pavarësinë e tokës së tij, duke krijuar de-facto një shtet të pavarur arbëror”, ka shkruar lideri i LV-së, teksa ka kujtuar edhe fjalinë e famshme të Skenderbeut. Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush. Kjo fjali edhe sot tingëllon progresiste”, ka shkruar Kurti.
Por në fund të postimit të kushtuar Skënderbeut, Kurti ka përçuar edhe një mesazh për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke përmendur kështu angazhimin kolektiv, shkruan Periskopi.
Kurti gjithashtu lë të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga vendimi për të mos i dorëzuar postin e kryetarit të Kuvendit LDK-së, duke shkruar se ‘Historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas’.
“Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ. Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën. Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por, historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas…”, ka shkruar Kurti./Periskopi/












