Kujdes nga lajmet e rreme: Këto janë 7 lëshimet gjigante që LDK-ja ia bëri VV-së

Kujdes nga lajmet e rreme: Këto janë 7 lëshimet gjigante që LDK-ja ia bëri VV-së

Dje u përhapën lajme se disa anëtarë të LDK-së e kishin kundërshtuar kategorikisht koalicionin me Vetëvendosjen. LDK doli me komunikatë duke demantuar këto lajme të pavërteta. Në fakt, qëndrimi i LDK-së për koalicionin me Vetëvendosjen është fare i qartë dhe i bërë publik nga kryetari i kësaj partie, z.Isa Mustafa. LDK-ja është shprehur hapur pro […]

Në fakt, qëndrimi i LDK-së për koalicionin me Vetëvendosjen është fare i qartë dhe i bërë publik nga kryetari i kësaj partie, z.Isa Mustafa.

LDK-ja është shprehur hapur pro koalicionit me Vetëvendosjen duke kërkuar thjesht një intepretim më të rregullt të rezultatit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa ka ngulmuar në disa raste që Vetëvendosje nuk duhet të sillet si një parti që ka fituar mbi 50 për qind të votave. Vetëvendosje në fakt ka fituar 26,27 për qind [221 mijë e 1 vota] ndërsa LDK-ja i ka fituar 24,54 për qind [206 mijë e 516 vota], përcjell Periskopi.

Kjo parti politike ka kërkuar që të respektohet ky rezultat zgjedhor dhe në bazë të tij të bëhet ndarja e përgjegjësive mes partive në qeverinë e re.

LDK-ja e Mustafës aktualisht është në një pozicion mjaft të vështirë shkaku i lëvizjeve të ngutshme nga Vetëvendosje. Megjithatë, edhe në këtë pikë gatishmëria e saj për formimin e qeverisë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Më poshtë keni një listë lëshimesh që LDK-ja i bëri gjatë muajve të fundit vetëm që një koalicion i tillë të arrihej sa më parë.

1.Harmonizimi i programit | Në gjashtë takimet e zhvilluara nga grupi punues i LDK-së me grupin punues të Vetëvendosjes nuk kishte pasur asnjë problem të madh në harmonizimin e programit pavarësisht dallimeve të mëdha programore në shumë pika. Madje, në një rast Glauk Konjufca tashmë i emëruar kryetar kuvendi kishte thënë fjalë shumë të mira edhe për z.Lutfi Haziri duke e quajtur atë “shumë konstruktiv”. Në këtë pikë duhet përmendur edhe konstruktiviteti i Vetëvendosjes.

2.Varri i Rugovës | Ishte raportuar se shumë liderë të LDK-së kishin kërkuar që të respektohej vepra e presidentit Rugova dhe kreut të kësaj partie për gjashtëmbëdhjetë vjet nga Vetëvendosje. Ata kishin kërkuar që Kurti të shkonte te varri i Rugovës për t’i bërë nderime për kontributin e tij. Një gjë e tillë nuk ndodhi e megjithatë LDK-ja lëvizi përpara. Kujtojmë se kjo parti kishte arritur ta bindte në vitin 2008 edhe Hashim Thaçin që ta bënte një gjë të tillë në koalicionin PDK-LDK, edhe pse i kishin pasur mbi 10 për qind më pak.

3.Ministritë kryesore | Siç mund ta kenë vërejtur nga emërimi i ministrave, tri nga katër ministritë kryesore në qeverinë e re do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet fjalë për ministrinë e Financave [Besnik Bislimi, ministrinë e Drejtësisë [Albulena Haxhiu] dhe ministrinë e Punëve të Jashtme [Blerim Reka]. LDK-ja e mori vetëm ministrinë e katërt më të rëndësishme, atë të Punëve të Brendshme sipas marrëveshjes për koalicion, e megjithatë edhe në këtë pikë u kontestua. Kurti kishte kërkuar që LDK-ja të hiqte dorë edhe nga kjo ministri nëse donte që presidenti të zgjidhej nga partia e tyre në prill të vitit 2021.

4.Deklaratat e matura publike | Për dallim nga Vetëvendosje, LDK-ja deri në këtë fazë asnjëherë nuk ka demonizuar partinë e z.Kurti përmes deklaratash publike. Kjo parti madje ka deklaruar se do ta votonte qeverinë e këtij të fundit edhe nëse nuk arrihej marrëveshja për koalicion dhe e dëshmoi një gjë të tillë duke e votuar z.Konjufca për kryetar të Kuvendit.

5.Kryeministri | Pozita më e rëndësishme në vend është ajo e kryeministrit. LDK edhe pse vetëm 1,6 për qind të votave më pak se VV-ja nga zgjedhjet e 6 tetorit, ishte e gatshme që menjëherë t’i jepte këtë pozitë Vetëvendosjes. Megjithatë, Vetëvendosje duke e keq-intepretuar rezultatin zgjedhor deklaroi se Kurti ishte zgjedhur nga “populli”. Në fakt, në raport me zgjedhjet e vitit 2017, Vetëvendosje ka humbur katër deputetë [32 më herët, ndërsa 28 tash] ndërsa LDK-ja ka arritur t’i fitojë tre deputetë më shumë [nga 25 në 28]. Cili subjekt politik përfaqëson më shumë ndryshimin? – do të pyeste një cinik.

6.Presidenti | A e dini pse LDK-ja nuk e ka emrin për president të Kosovës? Sepse LDK-ja funksionon në formë institucionaliste dhe një vendim i tillë duhet të merret nga subjekti politik pas një varg procedurash të caktuara. Nuk është sekret se ky emër është pikërisht Isa Mustafa, por Mustafa do të shkelte partinë e tij nëse do ta vetëpropozonte veten në mënyrë arbitrare. E Vetëvendosje, parti në të cilën pushtet të jashtëzakonshëm ka Albin Kurti, e ka sulmuar LDK-në edhe në këtë pikë.

7.Kryetari i Kuvendit | Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur kryetarin e saj të Kuvendit, dhe ai është Glauk Konjufca. Kjo pozitë edhe sipas marrëveshjes paraprake duhej t’i takonte LDK-së, por një gjë e tillë u shpërfill haptas e vrazhdë nga subjekti politik që drejtohet nga Kurti. Gjatë ditës së djeshme, edhe Kurti por edhe Albulena Haxhiu mohuan kategorikisht mundësinë që Konjufca të dorëhiqej dhe pozita t’i takonte LDK-së. “Nuk mund të kthehem para datës 24 dhjetor,” tha Kurti pas takimit me presidentin Thaçi. “Nuk e kemi emëruar Konjufcën si kryetar kuvendi që pastaj t’i themi dorëhiqu,” – tha Albulena Haxhiu.

Të gjitha këto na tregojnë se Vetëvendosje nuk është lëvizje sepse nuk lëviz. Në fakt, LDK ka lëvizur nga pozicionet e saj vazhdimisht duke iu përshtatur tekeve të z.Kurti.

Ndërkohë, kjo është marrëveshja aktuale e ofruar nga Vetëvendosje, e ku LDK-ja trajtohet sikur të ishte një subjekt që fitoi votat e Nismës, që mezi arriti të kalonte pragun.

VV: Kryeministrin, kryeparlamentarin, 3 nga 4 ministritë më të rëndësishme, dy ministri të tjera, zv.kryeministrin e dytë

LDK: 1 nga 4 ministrinë më të rëndësishme, 4 ministri tjera, zv.kryeministrin e parë

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?