Ku gabojnë meshkujt më shumë në seks, mësoni truket që përdorin

Ku gabojnë meshkujt më shumë në seks, mësoni truket që përdorin

Ja ku meshkujt gabojnë më shpesh. Mendojnë që nëse vajzat shikojnë në drejtim të tyre, janë seksualisht të interesuara për ata. Jo, thjesht duan të zbulojnë është Elvana Gjata, apo një vajzë që i ngjan, ajo pas tyre. Mendojnë që fatura e natës që keni kaluar jashtë, u jep automatikisht akses për në shtratin tënd. […]

Ja ku meshkujt gabojnë më shpesh.

Mendojnë që nëse vajzat shikojnë në drejtim të tyre, janë seksualisht të interesuara për ata. Jo, thjesht duan të zbulojnë është Elvana Gjata, apo një vajzë që i ngjan, ajo pas tyre.

Mendojnë që fatura e natës që keni kaluar jashtë, u jep automatikisht akses për në shtratin tënd. Sikur vajzat të kishin ndër mend të paguheshin për seksin, ta dini do kushtonte më shumë sesa dy mojito, një xhiro e gjatë me makinë dhe një gjysmë pakete cigare light.

Ngatërrojnë një përvojë të pasigurtë me një përvojë sexy. Të gjesh një vend jotradicional për seks kur ju merren mendtë të dyve nga pija, është shumë cool, por ndonjë mund të pësojë frakturë këmbe.

Imagjinojnë që një mbrëmje me të puthura dhe përqafime duhet të përfundojë me seks. Nuk e keni menduar mirë.

Mendojnë që vajzat me siguri do kenë dëshirë për seks pas një darke romantike me tre pjata dhe një shisheje verë të kuqe. Po, nëse mbledhur kruspull mbi krevat me një film të bukur në laptop ju duket pozicion seksi.

Përgatiten të mbrohen nga pretendimet për marrëdhënie serioze që vajzat do të kenë pas një nate. Mos u bëni mendjelehtë: Edhe vajzat eksitohen dhe praktikojnë seksin rastësor.

Shkojnë nga zero në seks pa një seancë ngrohjeje të atmosferës. A arrin një anije e NASA-s menjëherë nga toka në pjesën më të largët të stratosferës? Jo. Asaj i duhet të ngrohet në fillim. Ju e kuptoni. Raketa ka nevojë të përgatitet. Dhe gjithçka tjetër

Nuk të lënë të drejtosh lojën. Ka një vijë të hollë mes “dominimit” dhe “ua, ti ishe fëmija i mesmë, apo jo?”.

Shkojnë direkt te pozicioni i tyre i preferuar pa të lejuar nisjen e nevojshme.

Nuk zbresin poshtë te ty, para seksit, nëse ti nuk zbret poshtë te ai. Pse seksi oral te meshkujt qenka një etapë paraprake dhe për femrat jo? A në rregull, për shkak të patriarkalizmit.

Ndërpresin pa takt punën me gjuhë, për ta vazhduar me gishta. Dhe nuk është që bëjnë figurë të mirë.

Kur provojnë disa lëvizje të çuditshme dhe të pakëndshme që i kanë parë në filma porno, pa të pyetur. Ou, edhe vajzat kanë qenë 12 vjeë dhe ëndërronin që një princ do shfaqej me kalë për t’i peshkuar, por dëshirat kanë kufij.

Ndryshojnë destinacion penetrimi, pa të pyetur. Nuk ka rëndësi çfarë i kalon në mendje, pyet, prit përgjigje.

Të kafshojnë gjoksin shumë fort. Askush nuk ka thënë që kjo gjë është eksituese.

Mendojnë që të gjitha duan stimulim klitoral, disa po, por për të tjera, është shumë i ndjeshëm. Kështu, që nuk është gjithmonë praktikë e mirë të vazhdosh sikur po shtyp butonin e ashensorit.

Injorojnë shenjat dhe tingujt e trupit tonë dhe vazhdojnë me lëvizjet që i pëlqenin ishes së tyre. Jemi të gjitha unike me mënyra të ndryshme eksitimi dhe ti je dembel.

Mendojnë që nuk kanë nevojë për lubrifikim ekstra dhe seksi përfundon në një seancë aspak sexy. Nuk mund të besosh vetëm te forcat e natyrës.

Kujdesen për orgazmën tënde vetëm për të kënaqur egon e tyre, jo për të të dhënë kënaqësi. Zbresin të vendosur dhe pastaj shfryjnë si fëmijë kur nuk ndodh. Nuk është aspak sexy!

Janë shumë të qetë kur nuk ndodh asgjë për ty atë natë dhe i thua që nuk është faji i tij. Dhe ai thotë “E di! Është e komplikuar me ju vajza!” dhe pas pesë minutash është në gjumë.

Mendojnë që ne të gjitha duam që të flesh te ne dhe të jesh vërdallë të nesërmen për mëngjes. Jo. Rutina ime e mëngjesit me një dush dhe vendosjen e 70 kremrave në fytyrë është e shenjtë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar