Kryetari Konjufca thërret për të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi. Në rend të ditës do të jenë tri pika; Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në […]
Në rend të ditës do të jenë tri pika;
- Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,
- Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave, njofton Kuvendi.
Ndryshe pozita e Konjufcës si kryetari i Kuvendit është diskutuar mes LDK’së dhe VV’së si pozitë kyçe për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje./Periskopi/












