Kriza në Iran: Të paktën 35 njerëz vdesin në varrimin e Gjeneral Soleimanit

Dhjetëra kukatës për vdekjen e gjeneralit Kasim Soleimanit kanë mbetur të vdekur në stampedën që ndodhi gjatë procesionit për varrimin e tij, u raportua në televizionin shtetëror të Iranit. Televizioni citoi kreun e shërbimeve emergjente mjekësore, Pirhossein Kolivandin, që tha se të paktën 35 njerëz kishin vdekur dhe 48 ishin plagosur në incident. Stampeda [përplasja […]
Televizioni citoi kreun e shërbimeve emergjente mjekësore, Pirhossein Kolivandin, që tha se të paktën 35 njerëz kishin vdekur dhe 48 ishin plagosur në incident.
Stampeda [përplasja nga paniku mes trupave] ndodhi në qytetin e Kasim Soleimanit të quajtur Kerman, në juglindje të Iranit ku po mbahej edhe varrimi për nder të komandantit në fjalë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi në eventin e lutjeve në funeral morën pjesë mbi 1 milionë vetë në kryeqytet, Teheran.
Mijëra vetë ishin mbledhur në qendër të Kermanit të martën në mëngjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit liderit të forcave al-Quds, një degë klandestine e Trupave Roje të Revolucionare Islamike.
Një sulm ajror nga forcat amerikane në aeroportin e Bagdadit të premten vrau gjeneralin Soleimani. /Periskopi












