Kriza me Iranin: ShBA-ja e gatshme “t’i futet negociatave serioze” me Teheranin

ShBA-ja ka thënë se është e gatshme “që të angazhohet pa parakushte në negociata serioze” me Iranin pas sulmeve të fundit që shkëmbyen mes njëra-tjetrës. Në një letër për Kombet e Bashkuara, ShBA-ja ka justifikuar vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Soleimanit si një akt vetë-mbrojtjeje. Irani u hakmor duke gjuajtur me raketa në bazat ajrore […]
Në një letër për Kombet e Bashkuara, ShBA-ja ka justifikuar vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Soleimanit si një akt vetë-mbrojtjeje.
Irani u hakmor duke gjuajtur me raketa në bazat ajrore që po strehonin forcat amerikane në Irak, por të cilët nuk shkaktuan viktima.
Gjeneral Soleimani mbahej gjerësisht si zyrtari i dytë më i lartë në Iran, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Si kreu i forcave Kuds, ai ishte arkitekti i politikës iraniane në rajon.
Lideri suprem i ShBA-ve e përshkroi sulmin me raketa si një “shuplakë në faqe” për ShBA-në dhe bëri thirrje që t’i vinte fundi pranisë amerikane në Lindje të Mesme./Periskopi












