Krasniqi: Videot e Kurtit arrogante dhe narcizoide, nuk i shërbejnë marrëveshjes me LDK-në

Krasniqi: Videot e Kurtit arrogante dhe narcizoide, nuk i shërbejnë marrëveshjes me LDK-në

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se me mandatimin e Kurtit për kryeministër nga partia e tij, gjërat tash duhet dhe do të lëvizin më shpejt, pasiqë nis të rrjedhë afati kushtetues. “Vërtetë nuk ishte shumë e qartë as mënyra e komunikimit të Kurtit me presidentin se thjesht krijoi një përshtypje që gjoja Presidenti ka faj […]

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se me mandatimin e Kurtit për kryeministër nga partia e tij, gjërat tash duhet dhe do të lëvizin më shpejt, pasiqë nis të rrjedhë afati kushtetues.

“Vërtetë nuk ishte shumë e qartë as mënyra e komunikimit të Kurtit me presidentin se thjesht krijoi një përshtypje që gjoja Presidenti ka faj që po kërkon krijimin e institucioneve, e në këtë rast, Presidenti ka kompetencë që të procedojë me mbledhjen e institucioneve. Kjo do të jetë interesant sepse janë prishë rregullat e lojës dhe është vështirë të prognozhet kur gjërat lëvizin me inercion, pa klogjikë. E ka një të mirë sepse ka nisur të ecë koha, 15 ditëshi dhe do t’i duhet Kurtit dhe partisë së tij po sigurisht edhe LDK-së që të lëvizin më shpejt të kenë parasysh që koha harxhohet dhe vijnë në situatë shumë më të vështirë. Kjo do të thotë që të dy palët duhet të dinë se duhet të bëjnë kompromise. Deri tash kompromiset nuk janë bërë sepse kompromis do të ishte zotimi  për presidentin pas një vjet e gjysmë që nuk është bërë deri tash, prat ash e kanë një situatë më kritike ku do të detyrohen të lëvizin më shpejt. Është rrethanë më e favorshme për Vetëvendosjen, është situatë e favorshme edhe për vetë LDK-në sepse mund të realizojë projektin për të qenë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi në RTK, përcjell Periskopi.

Sa i përket videos së publikuar nga Albin Kurti, pak më parë ku ai godet Lidhjen Demokratike të Kosovës, Krasniqi thotë se një komunikim i tillë nuk i shërben marrëveshjes. E quan komunikim arrogant dhe narcizoid.

“E para, është një studiues i famshëm evropian, Sartori që flet për video-politikën dhe e quan politikë të keqe dhe politike naive dhe ka të drejtë absolutisht.  Politikë e keqe dhe politikë naive, është një product i asaj që ai e quan video-fëmija, pra fëmijët që mësohen me lujtë me lodra dhe kujtojnë që edhe jeta është virtuale. Është politikë e keqe sepse me dikë që synon të jesh në partineritet komunikimit duhet të jetë shumë disrekt. Mënyra se si Albin Kurti i ka pasur videot, janë shumë arrogante, absolutisht narcizoide dhe nuk i shërbejnë marrëveshjes, ideja me termat mere ose lëtë, është ide e shantazhit që fjala fjen bëjnë Fuqitë e mëdha ndaj shteteve në konflikt”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?