Krasniqi: Një kriminel nga Serbia e paska falënderuar një gomar nga Palestina

Krasniqi: Një kriminel nga Serbia e paska falënderuar një gomar nga Palestina

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar në Beograd shefin e diplomacisë së autoritetit palestinez, Riyad al-Maliki, i cili po qëndron për vizitë në Serbi. Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Serbisë, Daçiq ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që palestinezët i kanë dhënë Serbisë në organizatat ndërkombëtare, duke mos votuar për […]

Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Serbisë, Daçiq ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që palestinezët i kanë dhënë Serbisë në organizatat ndërkombëtare, duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se shefi i diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki, ka shfaqur mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ata (palestinezët) nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Ndërkohë, Jakup Krasniqi ka reaguar me një status në Facebook ku e quan edhe gomar Riyad al-Malikin.

Një kriminel nga Serbia e paska falënderuar një gomar nga Palestina, pse ky i fundit e ka mbështetur politikën e krimit e të gjenosidit që Serbia ka ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës.Ky idiotizëm i diplomatit palestinez më bëri që të me vije keq pse për dekada e kam mbështetur luftën e palestinezëve për liri e pavarësi.Nejse, koha po tregon se ai ambient ka shumë idiotizëm e pak urti?”

Daçiq dhe Al Maliki nënshkruan edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Daçiç, ka kujtuar se ish-Jugosllavia ishte ndër të parat “që njohu shtetin palestinez”, madje edhe para disa vendeve arabe.

Më 2012, palestinezët kanë arritur të fitojnë statusin e “shtetit vëzhgues jo-anëtar” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e patën kundërshtuar rezolutën.

Palestinezët duan shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Izraeli kundërshton.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?