Krasniqi: Kurti s’ka opsion tjetër përpos t’ia japë LDK-së ato që kërkon

Krasniqi: Kurti s’ka opsion tjetër përpos t’ia japë LDK-së ato që kërkon

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka folur për përpjekjet që po bëjnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për arritjen e një marrëveshjeje për ta formuar qeverinë. Ai thotë se Albin Kurti është në duart e Isa Mustafës dhe të LDK-së. Krasniqi në një intervistë për gazetën “Epoka e […]

Ai thotë se Albin Kurti është në duart e Isa Mustafës dhe të LDK-së.

Krasniqi në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se lëvizjet e deritashme politike të Albin Kurtit dhe të partisë së tij nuk janë krejtësisht racionale.

“Ndërsa tash që Albin Kurti është dekretuar si mandatar, hapësira për lojëra dhe presione i është kufizuar. Tash ai vetë është nën presion. Nëse LDK-ja nuk i përgjigjet pozitivisht, ai thjesht nuk mund të bëhet kryeministër. Kjo i bie saktë ashtu siç pati deklaruar Lutfi Haziri, që kandidatura e Kurtit kalon nëpër zyrat e LDK-së”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se Kurti dhe LV-ja tashmë nuk kanë asnjë opsion tjetër përpos që t’i japin LDK-së ato që i kërkon, ose ta humbin shansin që Kurti të bëhet kryeministër.

Profesori Krasniqi ka thënë se detyra e presidentit Hashim Thaçi është të gjejë mundësi që vendi të mos shkojë në zgjedhje të panevojshme, të cilat jo vetëm sekushtojnë shumë para, por edhe humbasin shumë kohë.“Pra, unë konsideroj se ka mundësi të formohet një qeveri edhe pa Kurtin e pa LV-në, por për këtë duhet që edhe LDK-ja t’i heqë vijat e kuqe naive që i ka vendosur pa pikë logjike politike”, është shprehur ai.

Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes sëfaktorit ndërkombëtar, sidomos të ShBA-së, për tëndihmuar në formimin e institucioneve të reja. “Më së miri do të ishte të arriheshin marrëveshjet pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Kjo do të shënonte njëfarë pjekurie të elitës sonë politike. Por, nëse nuk e kanë arritur atë pjekuri, më mirë është të na ndihmojnë ndërkombëtarët sesa të përfundojmë në kolaps dhe në anarki. Por cilët ndërkombëtarë? Personalisht mendoj se mund të ndihmojë vetëm administrata e ShBA-së, e cila është sponsorja jonë dhe vetëm ajo e ka një qartësi strategjike lidhur me Kosovën. Jo ‘Sorosi’ e kampanja të ngjashëm me të, të cilët kanë projekte okulte ndaj Kosovës e shqiptarëve”, është shprehur ai.

Në rast se nuk do të ketë formim të qeverisë së re, Krasniqi parasheh trazira sociale. “Rreziku nga futja në kolaps tashmë është evident. Meqë në mars mbyllet qeveria, atëherë është e qartë se bllokohet i tërë sektori publik, por në atë rast bie edhe konsumi, pra dëmtohet rëndë edhe sektori privat. Përtej kësaj mund të ketë trazira sociale, të cilat, në një vend që nuk ka qeveri efektive, zor se mund të kontrollohen”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?