Krasniqi: Copëtimi i MKRS-së me stil kasapi është prodhim i mendësisë shkatërruese

Krasniqi: Copëtimi i MKRS-së me stil kasapi është prodhim i mendësisë shkatërruese

Mendësia shkatërruese që i ka dalluar në opozitë për vite të tëra, duket se do të jetë mënyra e veprimit të tyre edhe në qeveri. Kështu e ka komentuar Memli Krasniqi shuarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila parashihet në planet e Vetëvendosjes dhe LDK-së, dy partive që po synojnë ndërtimin e […]

Kështu e ka komentuar Memli Krasniqi shuarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila parashihet në planet e Vetëvendosjes dhe LDK-së, dy partive që po synojnë ndërtimin e një koalicioni qeverisës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka shkruar se zhbërja e MKRS-së jo vetëm që është e pamenduar mirë, por ka edhe qëllim të keq.

Ky reagim vjen pas publikimit të ofertës së Vetëvendosjes për LDK-në ku shihet qartë se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është shuar, duke u shpërndarë nëpër ministri të ndryshme.

Reagimi i plotë i Memli Krasniqit:

Propozimi për shuarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është jo vetëm i pamenduar mirë, por esencialisht qëllimkeq. Nëse vërtet MKRS copëtohet me këtë stil kasapi, për ta shpërndarë atë nëpër ministri të tjera, vetëm sa për të thënë se po zvogëlohet numri i ministrive, kjo tregon më së miri mendësinë mashtruese të atyre që e kanë propozuar dhe miratuar këtë ide.

Dikasteret e Kulturës, Rinisë, Sportit, Trashëgimisë Kulturore dhe Të Drejtës Autoriale, edhe duke u mbuluar nga një ministri e veçantë, kanë pasur vazhdimisht nevojë për më shumë mbështetje dhe vëmendje nga qeveria. Ne mandatin e fundit, të gjitha këto fusha kanë shënuar përparim dhe suksese. Ndërsa, nëse në mandatin e ardhshëm ato ndahen dhe hidhen një atje, e një diku tjetër, ky do të jetë zhvillimi më negativ që mund të ndodhë për këto fusha, e mbi të gjitha për komunitetet që i përfaqësojnë ato.

Në vitet e fundit, askush nuk na ka përfaqësuar më denjësisht e asgjë nuk na ka bërë më shumë krenarë në Kosovë sesa sukseset e sportistëve dhe artistëve tanë. Në vend se këto suksese të bëhen shkas për t’i mbështetur ata edhe më shumë në mandatin e ri, kjo tentim-qeveri edhe zyrtarisht po dëshiron që t’i margjinalizojë këto komunitete, duke i degdisur ato nëpër ministri të cilat kurrë nuk do të merren seriozisht me nevojat dhe kërkesat e tyre. Sepse, Arsimi e Shëndetësia janë fusha të cilat doemos do ta dominojnë jo vetëm interesimin e atyre që do t’i udhëheqin ato ministri, por edhe identifikimin e tyre dhe vlerësimin se sa të (pa)suksesshëm do të dalin në krye të atyre ministrive.

Nëse vërtet realizohet kjo ide, do të pezullohet një pjesë e madhe e legjislacionit aktual që e zbaton MKRS, e veçanërisht Ligji për Sponsorizime, të cilin, me shumë vështirësi e kundërshtime nga këta që sot po tentojnë ta bëjnë qeverinë e re, e miratuam në mandatin e kaluar. Zhbërja e MKRS-së do ta pamundësojë zbatimin e këtij ligji, duke ua pamundësuar sportistëve, artistëve, të rinjve, klubeve sportive e institucioneve kulturore që të marrin mbështetje financiare nga sektori privat, për çka kanë shumë nevojë dhe kanë punuar e kërkuar me vite të tëra.

Për kulturën, rininë e sportin, së paku paskan diskutuar mbrapsht, por për trashëgiminë kulturore e për të drejtën autoriale as edhe një fjale e vetme. Thua se këto fusha janë aq të parëndësishme, saqë duhet zhdukur tërësisht edhe departamentet ekzistuese në MKRS. Kjo është jo vetëm e dhimbshme, por mbi të gjitha fyese dhe ofenduese. Veçanërisht për ata qindra profesionistë të trashëgimisë kulturore që punojnë në dhjetë institucione vartëse të MKRS-së, për fatin e të cilave tashmë nuk dihet asgjë. Kjo vlen edhe për të gjithë profesionistët e institucioneve të kulturës që janë në kuadër të MKRS-së.

Nuk ma ka marrë mendja se kushdo që pretendon të qeverisë me vendin, do të mund t’i zhbënte me kaq lehtësi këto dikastere kaq të rëndësishme, bile identitare dhe të pazëvendësueshme për një shtet të ri e të brishtë si Kosova. Por, tashmë shihet qartë se mendësia shkatërruese që i ka dalluar në opozitë për vite të tëra, duket se do të jetë mënyra e veprimit të tyre edhe në qeveri, nëse veç arrijnë ta bëjnë atë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?