Kosnett: Të formohet sa më shpejt Qeveria e re

Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar pas takimit me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë Phlip Kosnett. Në komunikatën të lëshuar për media nga LDK-ja thuhet se me Kosnett kanë bisdeuar për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në për formimin e koalicionit qeverisës, shkruan periskopi. Siç thekson LDK-ja ambasadori amerikan I ka ftuar udhëheqësit politikë ta formojnë […]
Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar pas takimit me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë Phlip Kosnett.
Në komunikatën të lëshuar për media nga LDK-ja thuhet se me Kosnett kanë bisdeuar për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në për formimin e koalicionit qeverisës, shkruan periskopi.
Siç thekson LDK-ja ambasadori amerikan I ka ftuar udhëheqësit politikë ta formojnë sa më parë qeverinë e re.
Komunikata e LDK-së
Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa R. Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-vë në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.












