Konjufca sapo ka kryer takimin më të vështirë si kryetar Kuvendi: Takohet me Rrahman Jasharajn me shokë

Konjufca sapo ka kryer takimin më të vështirë si kryetar Kuvendi: Takohet me Rrahman Jasharajn me shokë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot tre kryesindikalistët që kishin kërkuar takim për të shprehur shqetësimet e mijëra të punësuarve në sektorët përkatës. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj, i FSSHK-së Blerim Syla  dhe kryetarja e SPK-së , Valbona  Kamberi kanë shprehur shqetësimet e tyre në emër të mijëra anëtarëve që përfaqësojnë  […]

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj, i FSSHK-së Blerim Syla  dhe kryetarja e SPK-së , Valbona  Kamberi kanë shprehur shqetësimet e tyre në emër të mijëra anëtarëve që përfaqësojnë  duke kujtuar se pas zhgënjimit që ndodhi lidhur me ligjin e pagave, nëse ndodh që të mos ketë as ligj të buxhetit dhe procedim të pagave, atëherë situata do të jetë tepër e tensionuar dhe mund të ndodhin edhe veprime  e reagime nga më të ndryshmet, sepse si thanë ata, shumica e të punësuarve në këta sektorë jetojnë nga paga e tyre dhe do të jenë të paparashikueshme reagimet e tyre nëse mbesin fare pa paga, aq më keq kur shumica janë edhe në kredi në bankat e ndryshme.

Kryetari i Parlamentit të Republikës  së Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur se këtë shqetësim e ka edhe ai dhe se ka shqyrtuar me ekspertë mundësitë eventuale që Kosova ta ketë ligjin e buxhetit për vitin 2020, për të mos ardhur në situatën e mbetjes pa paga të mijëra të punësuarve në sektorë të ndryshëm, por në situatën aktuale mundësitë për të pasur një ligj të buxhetit janë të vogla.

Ai është shprehur se do të bëj gjithë angazhimet që në bashkëpunim me gjithë palët tjera të gjejnë një zgjidhje të lejuar ligjërisht. SBASHK-u, FSSHK dhe SPK i drejtohen me apel gjithë deputetëve dhe subjekteve politike  që të bëjnë gjithë angazhimet dhe bashkërisht të gjejnë zgjidhje  në mënyrë që marsi mos ta gjej në bllokim total shtetin tonë./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?