Kleriku iranian: Ne kemi Qassem Soleimanin, ShBA s’ka heronj – kanë vetëm Sipdermanin dhe SpongeBobin

Një klerik iranian ka përqeshur Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se ‘ata nuk kanë një hero si gjenerali Qassem Soleimani’. Sipas klerikut Shahab Moradi, Amerika ka heronj vetëm si Spongebon dhe Sipedermani. “Mendojeni një herë, nëse do të donim të ndërmerrnim një hakmarrje për vrasjen e Soleimanit, ndaj kujt do ta bënim këtë? […]
Një klerik iranian ka përqeshur Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se ‘ata nuk kanë një hero si gjenerali Qassem Soleimani’.
Sipas klerikut Shahab Moradi, Amerika ka heronj vetëm si Spongebon dhe Sipedermani.
“Mendojeni një herë, nëse do të donim të ndërmerrnim një hakmarrje për vrasjen e Soleimanit, ndaj kujt do ta bënim këtë? Mendoni pak. A duhet ta luftojmë Spider-manin ose Spongebobin? Ata nuk kanë heronj. Kemi një vend përballë me një popullësi të madhe dhe një tokë të madhe por ata nuk kanë ndonjë hero. Kanë heronj vetëm në filmat e vizatuar, të gjithë janë fiktivë”, ka thënë ai./Bussines Insider/Periskopi/












