Kina i shpall luftë plastikës: Planifikuesi shtetëror tregon masat kundër

Kina ka njoftuar se po ndërmerr masa për të hequr të gjitha produktet nga plastika njëpërdorimshe në përpjekje për të adresuar një prej çështjeve më të rënda ambientale të vendit. Kina hedh tej rreth 60 milionë qese plastike në ditë. Ndërsa një person mesatar që jeton në këtë vend prodhon vetëm gjysmën e një amerikani […]
Kina hedh tej rreth 60 milionë qese plastike në ditë. Ndërsa një person mesatar që jeton në këtë vend prodhon vetëm gjysmën e një amerikani mesatar, ky vend megjithatë ka një popullsi shumë më të madhe.
Vendi komunist ka vendosur restriksione kundër prodhimeve, shitjeve dhe përdorimit të produkteve të plastikës njëpërdorimshme, ka thënë planifikuesi shtetëror të dielën, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Plastikat njëpërdorimshe janë klasifikuar si një ndër sfidat më të rënda botërore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara [OKB].
Qeset dhe thasët e plastikës do të ndalohen në të gjitha qytetet e mëdha të Kinës deri në fund të vitit 2020, dhe në të gjitha qytetet dhe fshatrat e tjera deri në vitin 2022. /Periskopi












