Këta janë dy zyrtarët e Vetëvendosjes të arrestuar në Prizren, për keqpërdorim të detyrës

Këta janë dy zyrtarët e Vetëvendosjes të arrestuar në Prizren, për keqpërdorim të detyrës

Dy anëtarët e Vetëvendosjes, Arben dhe Shqipron Krasniqi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që ndaj tyre është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 […]

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi.

Arben Krasniqi është udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore në Komunën e Prizrenit dhe në këtë pozitë ka filluar punën në vitin 2018, pas kohës kur VV dhe Mytaher Haskuka kanë ardhur në pushtet në këtë komunë.

Shqipron Krasniqi është përfaqësues ligjor i Komunës së Prizrenit, i cili gjithashtu është punsuar në vitin 2018, me të ardhë VV në pushtet.

Të dy janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me para.2.nën parag.2.1 dhe 2.2 e në lidhje me nenin 31 të KPRK’së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.02.2020.

Këta dy zyrtarë të VV’së, dyshohet se kanë kryer vepra penale në dëm të të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhet të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me personat fizik dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jo kontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit, transmeton Metro.

Ndërsa mësohet se paditësi ka qenë Ilir Baldedaj, i cili ka qenë Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, ndërsa tani është asambleist i AAK’së në këtë qytet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?