Këshilltarja e Haradinajt: Letërkëmbimet me Presidentin, kauza e vetme e Albin Kurtit

Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ‘loja e Albin Kurtit me këto zhagitje e spektakle fëmijërore politike është hapi i parë I tatëpjetës së tij nëse nuk e formon qeverinë menjëherë’. Përmes një postimi në Facebook, Meliza Haradinaj, ka thënë se tentim-marrëveshja në mes LVV-së dhe LDk-së po merr […]
Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ‘loja e Albin Kurtit me këto zhagitje e spektakle fëmijërore politike është hapi i parë I tatëpjetës së tij nëse nuk e formon qeverinë menjëherë’.
Përmes një postimi në Facebook, Meliza Haradinaj, ka thënë se tentim-marrëveshja në mes LVV-së dhe LDk-së po merr përmasa ofenduese e të rrezikshme për vendin, përcjell Periskopi.
Postimi i plotë i Meliza Haradinajt:
Zgjohemi me deklaratat e Agim Bahtirit, zëdhënësin e koalicionit të ndryshimit dhe shpresës;
Vazhdojmë ditën me interpretimin politik të Kushtetutës nga Albin Kurti, të cilit kauza e vetme i ka mbetë fushata zgjedhore me letër-këmbimet me Presidentin Thaçi;
Ndoshta do të përfundojmë me ndonjë video-mesazh në Facebook rreth ofertës së re për lëshimet e VV-së për Kryekuvendarin, Presidentin, MPB-në dhe MPJ-në.
Saga politike e tentim-marrëveshjes po merr përmasa ofenduese e të rrezikshme për vendin.
Albinit mund t’i mos i ecë ora e Kushtetutës, por duhet t’ia kujtojmë që ora e shtetit ecë me saktësi.
Po harron që pakufia kushtetuese me afate deri në marrjen e mandatit, nuk ia legjitimon atij vonesat e qëllimshme.
Në fakt, Albini u formësua si figurë politike pikërisht mbi premisën se ‘jo gjithçka që është ligjore është edhe legjitime’, dhe loja e tij me këto zhagitje e spektakle fëmijërore politike është hapi i parë i tatëpjetës së tij nëse nuk e formon qeverinë menjëherë!












