“Keni të drejtë ta shkarkoni Konjufcën”: Porosia e fshehtë e Kurtit për Mustafën

“Keni të drejtë ta shkarkoni Konjufcën”: Porosia e fshehtë e Kurtit për Mustafën

Tre muaj e trembëdhjetë ditë kanë kaluar që prej përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Qytetarët dolën nëpër vend-votime, votuan, por më pas këto vota u keqpërdorën nga liderët politikë të tyre.  Askush nuk e votoi z.Albin Kurti që të zvarriste pafundësisht formimin e Qeverisë së Kosovës. Por, askush nuk e votoi as […]

Askush nuk e votoi z.Albin Kurti që të zvarriste pafundësisht formimin e Qeverisë së Kosovës. Por, askush nuk e votoi as LDK-në që ta bënte një gjë të tillë.

Së fundi, LDK i bëri ofertë Vetëvendosjes që ta merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit, e cila aktualisht i takon z.Glauk Konjufca, e të cilën do ta kthente mbrapsht sapo të merrte pozitën e presidentit të vendit në prill të vitit 2021, shkruan Periskopi.

Por, një gjë e tillë u refuzua nga z.Kurti i cili e konsideroi ofertën me terme të çuditshme si “monarkiste” e “jokushtetuese”. Në fakt, partitë politike që marrin besimin e qytetarëve të Kosovës e kanë të lejueshme që të zgjedhin krerët e institucioneve të vendit dhe një gjë e tillë nuk përbën kurrfarë shkeljeje.

Megjithatë, Kurti në letrën e tij bëri një propozim mjaft bizar. Ai i propozonte z.Mustafa që të ndërmerrte iniciativën për ta shkarkuar Kryetarin e ri të Kuvendit, z.Konjufca, duke i thënë se përveç që kishte të drejtë, kishte po ashtu edhe gjasa për ta bërë një gjë të tillë.

“Ju keni të drejtë të jeni penduar dhe të kërkoni nga Grupi i LDK-së që po ashtu të pendohet dhe ta ndërmarrë iniciativën ta shkarkojë Kryetarin e ri legjitim e demokratik të Kuvendit të Republikës. z. Glauk Konjufca. Kishe dhjetëra vota kundër z. Konjufca me 26 dhjetor 2019. Pra, përveçse keni të drejtë, ku keni edhe gjasa ta shkarkoni z. Konjufca. Por, unë nuk mund t’ju ndihmojë në këtë rrugë.” – shkruante Kurti. 

Por, ku do ta çonte një lëvizje e tillë politike z.Mustafa?

Për t’i marrë votat për shkarkimin e Konjufcës, LDK-ja e Mustafës do të duhej të bëhej bashkë me partitë e ish koalicionit PAN për t’i lëshuar në këtë mënyrë rrugën një tjetër vargu sharjesh nga Vetëvendosje.

Kujtojmë se Vetëvendosje e përzgjodhi Konjufcën si kryetar të Kuvendit me votat e LDK-së, e cila ishte zotuar se do ta votonte madje edhe Qeverinë Kurti nëse nuk arrihej marrëveshja sipas rezultateve të 6 tetorit, e ku kjo parti i kishte vetëm 14 mijë vota më pak.

Ndërkohë, Glauk Konjufca ishte njeriu i dytë më i votuar në Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 70 mijë vota dhe kjo parti duket se frikësohet që shkarkimi i tij nga pozita e të parit të Kuvendit do të mund të ndezte një tjetër luftë brenda-partiake politike.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?