Katër të akuzuar dënohen me 15 vjet burg për grabitje

Katër të akuzuar dënohen me 15 vjet burg për grabitje

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve G.V., S.P., J.P., dhe B.N. për veprën penale, grabitja të kryer në bashkëkryerje sipas Kodit Penal të Kosovës. G.V. është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe 800 euro gjobë. S.P. tre vjet e gjashtë muaj […]

G.V. është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe 800 euro gjobë. S.P. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, J.P. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe  600 euro gjobë, B.N. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, në të cilin dënim ndaj katër të pandehurve do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 14 maj 2019.

Të pandehurit janë obliguar që të dëmtuarit R.K., t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në shumën prej 2490 euro në mënyrë solidare në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të pandehurve, J.P., i konfiskohet vetura “Opel Corsa”, të pandehurit S.P., i konfiskohet vetura “Renault Laguna” si dhe të pandehurit G.V., i konfiskohen të hollat në shumë prej 216.80 euro.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurve G.V., S.P., J.P., dhe B.N.  gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Të pandehurit akuzohen se në maj të vitit 2019, rreth orës 18:30 në Gjakovë, me përdorim të forcës në mënyrë të kundërligjshme ia marrin pasurinë e luajtshme të dëmtuarit R.K., në atë mënyrë që pasi më parë janë marrë vesh mes vete dhe i kanë ndarë rolet, ashtu që të pandehurit G.V. dhe  J.P. me automjetin “Opel Corsa” shkojnë te stacioni i autobusëve ku e marrin të dëmtuarin K.R., kinse për ta furnizuar me substancë narkotike, ku më pas nisen në drejtim të Çabratit, ku i prisnin të pandehurit S.P. dhe B.N., me automjetin “Renault Laguna”.

I pandehuri G.V. së bashku me të dëmtuarin pasi hyjnë në automjet ulen në pjesën e pasme, duke lëvizur në drejtim të kishës, rrugë me lëvizje të pakta të qytetarëve, i pandehuri G.V merr revolen me dorën e majtë dhe ia drejton të dëmtuarit në bark, duke ia kërkuar të hollat.

Më pas i pandehuri B.N., i ulur në ulësen e përparme të automjetit nxjerr revolen, të cilën ia drejton të dëmtuarit, duke i kërkuar të gjitha paratë që posedon, ku më pas i dëmtuari nga frika nxjerr shumën prej 2490 euro, të cilat i lë në ulësen e automjetit, dhe më pas i pandehuri G.V. nën kërcënimin e armës e kontrollon në xhepa ku gjen edhe një sasi të të hollave dhe i merr, dhe më pas e ndalin automjetin në skaj të rrugës dhe nën kërcënimin e armës e zbresin të dëmtuarin nga automjeti.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?