Kapet në Tiranë ‘Escobari’ turk: Pjesëmarrës në trafikimin e 14 miliardë eurove drogë

Një 53 vjeçar nga Turqia u kap në Shqipëri si i shumëkërkuar nga drejtësia franceze, si një nga trafikantët e familjes kriminale Baybesin, që si drejtues të vetin kishte Hysein Baybesin, i konsideruar disa vite më parë si Eskobari i Evropës. Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës […]

Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë. Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybesin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Gjykata e Tiranës në funksion të kërkesës së Francës ka vendosur arrest me burg 40 ditë për Faruk Baybesin, i cili tentoi të hynte në Shqipëri për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet. Ai ka prtanuar që është djali i një tjetër trafikanti të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar.

Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës. Për aktivitetin e këtij grupi në atë kohe mediat raportonin se Hüseyin Baybaşin, Mehmet Emin Baybaşin, Mehmet Şerif Baybaşin, Mehmet Şirin Baybaşin, Mahmut Baybaşin janë anëtarë të familjes që përfundoi në burg për drogë. Të ardhurat e grupit nga heroina janë vlerësuar në 10 miliardë paund./TCh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?