Kanadaja kërkon nga Irani të kompensojë familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në aeroplanin që u rrëzua në Iran javën e kaluar. Trudeau tha se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e […]

Trudeau tha se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e viktimave dhe shtoi se ende pret që Irani të kompensojë familjet e viktimave.

Ai tha se këto mjete do të ndihmojë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera.

Fondet e tjera që do të mund të ofroheshin nga Teherani do të shkojnë direkt për familjarët e viktimave, shtoi kryeministri kanadez.

“Dua të jem i qartë, ne presim që Irani të kompensojë familjarët e viktimave. Por, unë i kam takuar ata. Ata nuk mund të presin për javë të tëra, ata kanë nevojë tani për mbështetje”, tha Trudeau.

Pasi fillimisht kishte mohuar përgjegjësinë, Irani pranoi se ushtria “pa dashje” kishte rrëzuar avionin ukrainas më 8 janar, pasi ishte nisur nga aeroporti në Teheran, duke vrarë 176 personat që gjendeshin në bord.

Trudeau tha se rrëzimi i avionit ishte “tragjedi kanadeze” sepse 138 pasagjerët ishin nisur drejt Kanadasë, transmeton REL.

Përveç shtetasve kanadezë, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të Iranit, Afganistanit, Ukrainës, Suedisë, Britanisë dhe Gjermanisë.

Trudeau tha se “kutitë e zeza” të avionit të rrëzuar janë të dëmtuara dhe i bëri thirrje Teheranit që t’ia dorëzojë Francës me qëllim që të bëhen hetime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?