Jo myslimanëve: Presidenti Trump shton shtatë shtete tjera, qytetarëve të të cilave ua ndalon hyrjen në ShBA

Jo myslimanëve: Presidenti Trump shton shtatë shtete tjera, qytetarëve të të cilave ua ndalon hyrjen në ShBA

Administrata e Donald Trumpit planifikon t’i shtojë shtatë shtete tjera në mesin e kombeve që do të përballen me kufizime të udhëtimeve. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Nigeria, vendi afrikan me popullsinë më të madhe, bashkë me të tjera vende nga Afrika dhe Azia, sipas zyrtarëve të administratës që e kanë parë listën. […]

Në mesin e këtyre shteteve është edhe Nigeria, vendi afrikan me popullsinë më të madhe, bashkë me të tjera vende nga Afrika dhe Azia, sipas zyrtarëve të administratës që e kanë parë listën.

Restriksionet e reja do t’i aplikohen edhe emigrantëve dhe udhëtarëve nga Bellorusia, Eritrea, Kirgistani, Myanmari, Nigeria, Sudani dhe Tanzania. Vendeve në fjalë mund të mos iu ndalohet plotësisht udhëtimi për në ShBA por do të mund të kenë restriksione në formë të disa lloje të vizave, të tilla si ato biznesore apo vizat turistike, kanë thënë zyrtarët e administratës, transmeton Periskopi nga Wall Street Journal.

Disa shtete mund të ndalohen edhe të marrin pjesë në programin e llotarisë, në të cilin qytetarëve nga këto vende që aplikojnë më parë iu jepej pasaporta amerikane [green card] nëse arrinin të fitonin.

Presidenti Trump edhe më herët kishte bërë thirrje që këtij programi t’i jepej fundi, duke thënë që i lejonte njerëzit e padëshirueshëm që të futeshin në ShBA.

Zyrtarët kanë thënë se lista nuk është finale, dhe të martën Shtëpia e Bardhë po debatonte se a duhej të përfshinte një apo dy shtete të tjera.

Një ndalesë e tillë për vendet myslimane ishte përshkruar si “ndalesa myslimane” dhe që e konsideronte politikën si “islamofobe”. Sidoqoftë, kjo ndalesë ishte tërhequr më pas nga gjykata federale.

Një tjetër përpjekje ishte bërë edhe në marsin e 2017-s, por ishte tërhequr pasi sërish gjykata federale konsideronte se përbënte diskriminim kundër myslimanëve.

Sipas këtyre restriksioneve, ndalohej udhëtimi i individëve nga Irani, Libia, Somalia, Siria, Jemeni dhe Korea e Veriut, por edhe për zyrtarët politikë nga Venezuela. Shkurtimisht administrata e kishte futur edhe Chadin, por më pas ishte hequr në prillin e 2018-s. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?