Jeni me diabet? Besojuni këtyre erëzave dhe bimëve shërimin tuaj

Jeni me diabet? Besojuni këtyre erëzave dhe bimëve shërimin tuaj

Diabeti është një sëmundje që ndikon në mënyrën se si trupi juaj përdor glukozën ose sheqerin në gjak. Mund ta keni dëgjuar edhe më parë që diabeti mund të menaxhohet përmes një diete të shëndetshme dhe duke bërë aktivitet fizik rregullisht. Përveç këtyre që përmendëm, ekzistojnë edhe bimë e erëza të ndryshme që ndihmojnë nëse […]

Diabeti është një sëmundje që ndikon në mënyrën se si trupi juaj përdor glukozën ose sheqerin në gjak. Mund ta keni dëgjuar edhe më parë që diabeti mund të menaxhohet përmes një diete të shëndetshme dhe duke bërë aktivitet fizik rregullisht.

Përveç këtyre që përmendëm, ekzistojnë edhe bimë e erëza të ndryshme që ndihmojnë nëse jeni një pacient me diabet ose keni gjasa ta zhvilloni këtë sëmundje.

Kanella

Studime të shumta kanë treguar që kanella është në gjendje të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Ajo gjithashtu ndikon edhe në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, çka është shumë pozitive pasi diabetikët janë të riskuar të zhvillojnë edhe sëmundje të zemrës. Kanella mund të përdoret në menaxhimin e diabetit duke e marrë në formë çaji ose duke spërkatur pluhurin e saj në ushqime.

Xhinxheri

Përveçse trajton problemet me tretjen, xhinxheri është ekselent në kontrollin e diabetit. Gjithashtu kjo bimë ndihmon edhe në problemet e lidhura me diabetin duke reduktuar inflamacionin dhe stresin oksdiativ. Xhinxheri duhet konsumuar në formë çaji (2-3 filxhanë në ditë) për të menaxhuar diabetin.

Shafrani i Indisë

Përveç cajit me xhinxher, çaji me shafran Indie mund të pihet dy deri tre herë në ditë nga ata që vuajnë nga diabeti. Kjo erëz me ngjyrë të verdhë të fortë ndihmon për të rregulluar nivelet e sheqerit dhe ofron veti antioksidante dhe anti-inflamatore. Pluhuri i shafranit të Indisë mund të transformohet lehtësisht në çaj ose të shtohet në gatime të ndryshme.

Hudhra

Asnjë kuzhinë nuk është e kompletuar pa hudhrën. Në të njëjtën mënyrë, asnjë dietë për diabet nuk është efikase pa këtë bimë. Ajo ka aftësi të mëdha të luftojë dëmet oksidative. Gjithashtu hudhra është në gjendje të parandalojë problemet kardiake ndaj të cilave diabetikët janë në risk të lartë.

Karafili

Kokrrat e karafilit janë shumë të fuqishme për të mbajtur nën kontroll inflamacionin. Megjithatë, jo gjithmonë kokrrat e karafilit përdoren për të menaxhuar diabetin, por që duhet të përdoren pasi janë të shkëlqyera për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak.

Rigoni

I njohur si ilaç për probleme të ndryshme të traktit respirator, rigoni ka shumë benefite edhe për personat e diagnostikuar me diabet. Ai sitmulon prodhimin e insulinës, një hormon i lëshuar nga pankreasi  për transportin e sheqerit nga gjaku në qeliza.

Rozmarina

Ashtu si rigoni, rozmarina është një bimë në gjendje të kontrollojë glukozën në gjak duke lehtësuar prodhimin e insulinës. E mira e rozmarinës është që mund të shtohet në shumë lloj pjatash. Ata me diabet mund t’i shfrytëzojnë vetitë e rozmarinës edhe duke e pirë në formë çaji.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar