Ish studentja e Oksfordit: Ata që i besuan Kurtit tash s’mund ta besojnë sa shpejt u çmitizua

Ish studentja e Oksfordit: Ata që i besuan Kurtit tash s’mund ta besojnë sa shpejt u çmitizua

Meliza Haradinaj Stublla, këshilltarja politike e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, ka shkruar një letër në drejtim të kryeministrit në ardhje, z.Albin Kurti e në të cilën nuk kursehet nga fjalët e rënda. Haradinaj-Stublla e quan të turpshme sjelljen e Albin Kurtit pas videos së publikuar dy orë më herët e në të cilën kryetari […]

Haradinaj-Stublla e quan të turpshme sjelljen e Albin Kurtit pas videos së publikuar dy orë më herët e në të cilën kryetari i Vetëvendosjes njoftoi se do t’i dërgonte emrin e mandatarit presidentit Thaçi.

Ajo thotë se nominimin për mandatar Kurti nuk duhej ta dërgonte në Presidencë pa pasur marrëveshje për qeverinë me LDK-në – “përveç nëse qëllimi yt është të shkaktosh akoma më shumë vonesa, e ta dërgosh vendin në zgjedhje prapë!”

Më tej, zonja në fjalë e quan “të turpshëm” refuzimin që VV-ja i bëri ofertës së LDK-së për të formuar qeverinë për shkak të pozitës së kryeparlamentarit, pozitë të cilën ajo e quan të fituar me “tregti për ta kompensuar koncesionin që e bëre me postin e Presidentit:”, përcjell Periskopi.

“Aftësitë tua për të tregtuar pozita për pushtet i përjetuam kur dëgjuam se si tentoje të përfitosh duke ofruar ‘heqjen dorë’ nga emrat e të nominuarve për zvKM të dytë, Ministër të Jashtëm, e Ministre të Ekonomisë. – vijon më tej Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit Haradinaj.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e saj në Facebook:

OPOZITA ME SHTETIN

E turpshme se si Albini po vazhdon opozitëbërjen me shtetin e Kosovës dhe me qytetarët e saj.

Sovrani ia dha mandatin për kryeministër, ai bën hajgare me të. Bën hajgare me procedurat kushtetuese, dhe me rregullat e demokracisë. I dhunon e përçmon ato si të ishte diktator.

Albin, nominimi për mandatar nuk dërgohet në Presidencë pa i pasë numrat e dakorduar – përveç nëse qëllimi yt është të shkaktosh akoma më shumë vonesa, e ta dërgosh vendin ne zgjedhje prapë! Shansën e dhënë nga LDK-ja e refuzove paturpësisht, për një pozitë të kryeparlamentarit, të cilën e fitove me tregti për t’a kompensuar koncesionin që e bëre me postin e Presidentit.

Aftësitë tua për të tregtuar pozita për pushtet i përjetuam kur dëgjuam se si tentoje të përfitosh duke ofruar ‘heqjen dorë’ nga emrat e të nominuarve për zvKM të dytë, Ministër të Jashtëm, e Ministre të Ekonomisë. Këtë aftësi e vullnet tregtar nuk mund ta fshehësh me kundërshtimin taktik të heqjes dorë nga pozita e Kryeparlamentarit. Tani po të njohim të gjithë, por ata që besuan në ty, nuk po munden me e përcjellë e me pranu shpejtësinë e ç’mitizimit tënd.

Po e përsëris që në demokraci, me vetëm 26% nuk mund t’i marrësh të gjitha. Të gjitha urat që i ke rrënuar dje, do të jetë e pamundshme t’i ndërtosh brenda natës për të kaluar lumin e të bëhesh kryeministër.

Kur e vendos veten para demokracisë, përfundon si sot në atë video: i dëshpëruar duke mohuar të dyja! Paç veten në qafë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?