Ish-këshilltari i Kadri Veselit Blerim Latifi ironizon me takimin Kurti-Mustafa

Profesori i filozofisë Blerim Latifi ka komentuar takimin e sotshëm midis kryetarit te LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurtit. Duke ironizuar këtë takim të dy liderëve, Latifi thotë se subjekt për temën e takimit midis Kurtit e Mustafës do të jenë zhvillimet në Lindjen e Mesme. Ky reagim vjen pas sulmeve me […]
Profesori i filozofisë Blerim Latifi ka komentuar takimin e sotshëm midis kryetarit te LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurtit.
Duke ironizuar këtë takim të dy liderëve, Latifi thotë se subjekt për temën e takimit midis Kurtit e Mustafës do të jenë zhvillimet në Lindjen e Mesme. Ky reagim vjen pas sulmeve me raketa balistike që e zhvilloi mbrëmë Irani ndaj ShBA-ve, përcjell Periskopi.
Më poshtë e keni të plotë reagimin e z. Latifi
“Sipas burimeve të mirëinformuara në takimin e sotëm të Kurtit dhe Mustafës temë qendrore e negociatave do të jenë pikëpamjet e ndryshme që kanë VV dhe LDK mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Dallimet janë substanciale: LDK, si parti rugoviste, insiston në formulat pacifiste të tejkalimit të krizës, ndërsa VV, si parti me bindje të majta, insiston se thelbi i problemit qëndron tek politika imperialiste e superfuqive që kanë për qëllim eksploatimin e popujve të vegjël të rajonit”, ka thënë Latifi.












