Ish-i i LDK-së tash i VV-së i kërkon LDK-së që t’i lëshojë rrugë VV-së: E kështu me radhë

Deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi, i ka kërkuar ish-partisë së tij të reflektoj në mënyrë që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja e koalicionit qeverisës që t’i hapet rrugë drejtësisë e zhvillimit. Bulliqi thotë se LDK duhet t’a dijë se nuk mund të ketë kthim mbrapa, ndërsa shton se ditët pa qeveri janë ditë të […]
Bulliqi thotë se LDK duhet t’a dijë se nuk mund të ketë kthim mbrapa, ndërsa shton se ditët pa qeveri janë ditë të humbura për qytetarët.
Postimi i tij:
Është koha e reflektimit dhe konstruktivitetit, Kosova ka nevojë për qeverinë e ndryshimit që ka mbjellë shpresë tek qytetarët e vendit. Kjo shpresë nuk guxon të zbehet e të sfidohet më tutje, ditët e humbura pa qeveri janë ditë të humbura për qytetarët e Kosovës.
Lidhja demokratike e Kosovës duhet t’a dijë se nuk mund të kthehemi prapa, zërat racional brenda partisë duhet të bëjnë trysni më të madhe mbi krerët e partisë për të arritur më shpejtë marrëveshjen e koalicionit ku e zhbllokon vendin nga kjo situatë dhe i hapë rrugë drejtësisë e zhvillimit.












