Ish-bashkëpunëtorët e Millosheviqit krijojnë hallakamë: A po synojnë vëllezërit Kariq kapjen e BIK-ut në Pejë?

Ish-bashkëpunëtorët e Millosheviqit krijojnë hallakamë: A po synojnë vëllezërit Kariq kapjen e BIK-ut në Pejë?

Bashkësia Islame e Kosovës në fillim të vitit 2020 ka shpallur zgjedhjet në nivele lokale. Në të gjitha qytetet e Kosovës kryesia e BIK-ut tashmë ka shpallur zgjedhjet të cilat do të mbahen këtë muaj. Lobimi dhe fushata ka nisur, e problemet kanë filluar edhe nëpër xhami, për zgjedhjen e delegatëve. Kjo është vrenjtur edhe […]

Bashkësia Islame e Kosovës në fillim të vitit 2020 ka shpallur zgjedhjet në nivele lokale.

Në të gjitha qytetet e Kosovës kryesia e BIK-ut tashmë ka shpallur zgjedhjet të cilat do të mbahen këtë muaj. Lobimi dhe fushata ka nisur, e problemet kanë filluar edhe nëpër xhami, për zgjedhjen e delegatëve.

Kjo është vrenjtur edhe në qytetin e Pejës, ku dyshohet se mund të ketë edhe implikime nga jashtë kufijve të Kosovës, apo më konkretisht nga Serbia dhe nga vëllezërit Kariq, këta të fundit ish- bashkëpunëtor të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit.

Në komunën e Pejës zgjedhjet në BIK do të mbahen më 29 janar të këtij viti. Ndërsa të premten e kaluar janë mbajtur zgjedhje në xhamitë kësaj komune. Mirëpo, ajo që është vërenjtur është zgjedhja e avokatit, Adem Gorani si delegat i xhamisë “Tahtali”.

Avokati, Adem Gorani, që është zgjedhur delegat në këtë xhami, kishte qenë pjesë e shoqatës “Pema e Bamirësisë” në Pejë, e cila ishte mbyllur për çështje që lidhen me terrorizmin.

Nga zgjedhjet në BIK, kuptohet se pasi që një person futet si delegat i një xhamie, ka mundësit që të futet edhe në Këshillin Udhëheqës të BIK-ut në një qytet, andaj avokati Gorani së pari është zgjedhur delegat nga xhamia “Tahtali”.

Për këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e BIK-ut në Pejë, Musli Arifja, i cili sapo e kishte kuptuar ngjarjen për të cilën është thirrur e ka mbyllur telefonin dhe më nuk është lajmëruar më në thirrjet e pasuara nga mediumi.

Ndërsa kryeimami i Pejës, Enes Goga, ka thënë për lajmi.net se ai nuk përfshihet në zgjedhjet në BIK dhe se kjo është çështje e kryesisë.

“Unë nuk jam kompetent që të flas për këtë punë. BIK-u ka zgjedhur një komision zgjedhor, e kryetar i saj është Musli Arifaj, prandaj drejtojuni komisionit. Unë nuk marr pjesë në proces zgjedhor, as nuk kam të drejtë që të votojë, as të votohem, të gjithë kryeimamet lokalë në Kosovë nuk marrin pjesë në proces zgjedhor, në proces zgjedhor marrin pjesë imamët e thjeshtë”, ka thënë Goga.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar avokati, Adem Gorani. Ai e ka konfirmuar për lajmi.net se është zgjedhur delegat në xhamin “Tahtali”, po që ka mohuar se do të kandidojë për anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Pejë.

“Po jam zgjedhur delegat në xhamin “Tahtali”. Jo, nuk do të kandidojë për anëtar në BIK. Jam vetëm delegat në xhami”, ka thënë Gorani.

Kujtojmë, se Adem Gorani, me herët, në dy palë zgjedhje, ishte futë në grupin udhëheqës të BIK-ut, në Pejë por ishte larguar nga Kryesia e BIK-ut në Prishtinë, e cila nuk ia kishte verifikuar mandatin.

Në fotografitë që qarkullojnë në rrjete Sociale dhe në YouTube, nga një televizion i Serbisë, avokati Adem Gorani, shihet se ishte pjesëmarrës në meshën në Patriarkalen e Pejës të mbajtur në varrimin e nënës së vëllezërve Kariq, ish-bashkëpunëtorëve të Sllobodan Millosheviqit.

Reagime për zgjedhjen e Adem Goranit delegat në xhamin “Tahtali”, ka pasur edhe në rrjetet sociale. Aty thuhet se Gorani po “tentohet që zgjidhet prapë anëtar i BIK-ut në Pejë nga disa imam”.

Nga rrjeti social dhe nga videot YouTube shihen qartë se lidhjet e afërta të avokatit, Gorani me kryeimamin e Pejës, Enes Goga dhe me kryetarin e BIK-ut në Pejë, Musli Arifaj, janë të hershme.  Ashtu siç shihet se Adem Gorani në thuajse të gjitha organizimet e iftareve dhe të tjera organizime gjendet përkrah kryeimamit të Pejës, Enes Goga dhe Kryetarit të BIK-ut në Pejë Musli Arifaj.

Në këtë fotografi është Kryeimami i Pejës, Enes Goga dhe afër tij (shigjeta me të kuqe), avokati Adem Gorani.

Po ashtu, ata shihen bashkë edhe në një iftar të organizuar nga shoqata “Al Ëaqf Al Islami”, e cila shoqatë ishte mbyllur për terrorizëm.

Në këtë iftar kishte marrë pjesë dhe kishte mbajtur fjalim edhe një person me nënshtetësi irakiane,  Hysejn  Serraxh, i cili është dëbuar nga Kosova.

Video e iftarit, ku shihen bashkë, kryetari i BIK-ut në Pejë, Musli Arifaj, Kryeimiami, Enes Goga, avokati, Adem Gorani, Hysejn Serraxh.

Ndryshe, me origjinë nga Peja, Bogoljub Kariq e nisi karrierën e tij të biznesit në Kosove duke hapur një repart të prodhimit të veglave bujqësore.

Kariq hyri në politike bazuar në marrëdhënien e tij të ngushtë personale me Milosheviqin. Disa vjet me pas transferimit të tij në Beograd, ai u bë fqinji i ish-presidentit serb. Në dy vjetet pas përfundimit të luftës në Bosnje, Kariq ishte miku më i shpeshtë në shtëpinë e Milosheviqit.

Kariq ishte ministër në qeverinë e Millosheviqit dhe kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2004, ka qenë një nga figurat politike më me ndikim të Serbisë. Por, në 2006, pasi në krye të qeverisë serbe erdhi Aleksandër Vuçiq, ai iku jashtë vendit si i kërkuar politik.

Ai akuzohej për manipulime miliardësh në Serbi. /Lajmi.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?