Isa Mustafa pas takimit me Kosnett: Zgjidhjen e jep LVV-ja, jo LDK-ja

Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett dhe krerëve të LDK-së. Takimi zgjati 45 minuta dhe raportohet se kishte të bënte me marrëveshjen eventuale të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje për të formuar qeverinë e re. Ai nuk foli për media pas takimit. Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa […]
Takimi zgjati 45 minuta dhe raportohet se kishte të bënte me marrëveshjen eventuale të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje për të formuar qeverinë e re.
Ai nuk foli për media pas takimit.
Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është prononcuar shkurtimisht pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se zgjidhjen duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partia të cilën ai e drejton./Periskopi/












