Isa Mustafa e Albin Kurti deklarohen para takimit

Për pak minuta pritet që të nisë takimi në mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa në përpjekje të formimit të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje, shkruan Periskopi. Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës kanë arritur përfaqësuesit e LDK-së, të udhëhequr nga kreu i partisë, Isa Mustafa. Para se të […]
Për pak minuta pritet që të nisë takimi në mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa në përpjekje të formimit të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje, shkruan Periskopi.
Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës kanë arritur përfaqësuesit e LDK-së, të udhëhequr nga kreu i partisë, Isa Mustafa.
Para se të hynte në Kuvend, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë, Vjosa Osmani e Agim Veliu ka folur shkurtimisht para mediave.
Ai ka thënë se janë duke u munduar që të arrijnë marrëveshjen.
“Po mundohemi me arritë marrëveshjen”, raportohet të ketë thënë Mustafa.
Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas mbledhjes me kryesinë e partisë është nisur drejt Kuvendit ku do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Kurti ka thënë se ka përpjekje për marrëveshje dhe kjo nuk varet vetëm prej tij.
“Marrëveshje ende nuk ka”, tha ai./Periskopi/












