Irani për Shqipërinë: Janë në rrugë të gabuar, kanë bërë shumë gabime

Shqipëria pesë ditë më parë ka dëbuar diplomatët iranianë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, shkruan Scan-Tv Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Anti-terrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe […]
Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Anti-terrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja.
Pas këtij vendimi ka reaguar për herë të parë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran Abas Mousavi.
Në mesazhin e tij në Twitter, ai shpjegon se Shqipëria po ndjek një rrugë të gabuar kundrejt një vendi mik siç është Irani sipas tij: “Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa ngjarje në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos t`i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruhet në postim./Periskopi












