Irani mohon të ketë rrëzuar aeroplanin ukrainas

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, në një deklaratë të dhënë për televizionin shtetëror, ka mohuar se aeroplani ukrainas që u rrëzua pranë Tehranit është goditur nga ndonjë raketë. Ndërsa shtetet perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kanadaja dyshojnë se aeroplani ku vdiqën 176 persona është qëlluar nga një raketë iraniane, […]
Ndërsa shtetet perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kanadaja dyshojnë se aeroplani ku vdiqën 176 persona është qëlluar nga një raketë iraniane, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Të gjitha këto raportime janë një luftë psikologjike kundër Iranit … të gjitha shtetet, qytetarët e të cilave ndodheshin në aeroplan mund të dërgojnë përfaqësues dhe ne i bëjmë thirrje Boeing-ut që ta dërgojë përfaqësuesin e saj për t’u bashkuar në procesin e hetimit të kutisë së zezë”, ka thënë zëdhënësi iranian, Ali Rabiei.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.












