Irani kërcënon Berlinin, Londrën e Parisin

Irani kërcënon Berlinin, Londrën e Parisin

Irani paralajmëroi sot Berlinin, Londrën dhe Parisin në lidhje me pasojat e vendimit të tyre për vazhdimin e procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sipas Paktit Ndërkombëtar për armët bërthamore të Iranit të vitit 2015. “Sigurisht, nëse evropianët vazhdojnë në rrugën e nënshtrimit ndaj SHBA-së dhe nëse kërkojnë të abuzojnë me këtë proces, ata duhet të […]

“Sigurisht, nëse evropianët vazhdojnë në rrugën e nënshtrimit ndaj SHBA-së dhe nëse kërkojnë të abuzojnë me këtë proces, ata duhet të jenë të gatshëm edhe të pranojnë pasojat, të cilat tashmë u janë njoftuar”, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë.

Teksti sugjeron se Teherani ka pak besim në deklaratat e mirëbesimit të evropianëve, ku u mbështetën ata për të ndërmarrë këtë veprim, për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të arritur në Vjenë në vitin 2015.

Tre vende evropiane, nënshkruese të marrëveshjes bërthamore iraniane, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, aktivizuan mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, parashikuar në tekst, me qëllim për të bindur Teheranin t’i rikthehet respektimit të angazhimeve të tij, njoftuan krerët e diplomacive në një komunikatë të përbashkët.

“Duke bërë këtë, tre vendet tona nuk i bashkohen fushatës që parashikon ushtrimin e presionit maksimal kundër Iranit”, shtojnë ata, duke lënë të kuptohet se nuk dëshirojnë t’i bashkohen politikës së sanksioneve të SHBA-së.

Aktivizimi i mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (MRD), me të cilën Parisi ka kërcënuar që prej disa javësh, mund të sjellë rivendosjen e sanksioneve nga OKB-ja.

“Evropianët nuk dëshirojnë të nxitojnë me kalimin në sanksione, por të ushtrojnë presion ndaj Iranit për të shpëtuar marrëveshjen e vitit 2015 (JCPOA) që ka të bëjë me programin bërthamor iranian”, nënvizoi Parisi.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell theksoi javën e kaluar se Irani duhet t’i përmbahet angazhimeve për të shmangur fundin e marrëveshjes për programin bërthamor, që ai nuk e përjashton./ATSH/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?