Irani godet sërish Amerikën? Një tjetër bazë që strehonte trupat amerikane goditet me raketa

Të paktën katër ushtarë irakianë janë lënduar pasi u hodhën raketa në drejtim të bazës ajrore Balad në veri të Bagdadit që strehon forcat amerikane, sipas gazetës Reuters. Të gjitha bombat ranë brenda bazës, ka raportuar më tej gazeta, duke cituar dy burime ushtarake të paidentifikuara. Nuk ka raportime të menjëhershme të dëmeve. Ushtria irakiane […]
Të gjitha bombat ranë brenda bazës, ka raportuar më tej gazeta, duke cituar dy burime ushtarake të paidentifikuara. Nuk ka raportime të menjëhershme të dëmeve.
Ushtria irakiane pranoi sulmin në një deklaratë menjëherë pas publikimit të këtyre raportimeve për eksplozimet afër bazës.
Sipas ushtrisë tetë raketa kishin sulmuar bazën Balad, bën të ditur Independent, përkthen Periskopi.
Në deklaratë pranohet se të paktën 4 irakianë janë lënduar nga ky sulm.
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa trupa amerikane po strehoheshin brenda. Ky sulm pason dy sulmet e tjera në dy baza irakianoamerikane në Elib dhe në Al-Assad.
Megjithatë, nuk dihet nëse këto sulme janë hedhur po ashtu nga Irani. /Periskopi












