Ilir Meta: Pa mua Shqipëria merr fund dhe pushtohet nga të huajt

Ilir Meta: Pa mua Shqipëria merr fund dhe pushtohet nga të huajt

Ilir Meta ka deklaruar gjatë një emisioni televiziv, mbrëmjen e djeshme se dorëheqja e tij nga posti i presidentit do të ishte një tradhti kombëtare. “Dorëheqja ime do të ishte një tradhti e hapur, flagrante dhe e pafalshme ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Mezi do të pritej nga të gjithë armiqtë e Shqipërisë që i […]

Ilir Meta ka deklaruar gjatë një emisioni televiziv, mbrëmjen e djeshme se dorëheqja e tij nga posti i presidentit do të ishte një tradhti kombëtare.

“Dorëheqja ime do të ishte një tradhti e hapur, flagrante dhe e pafalshme ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Mezi do të pritej nga të gjithë armiqtë e Shqipërisë që i mban në presion të madh kjo sjellje e zotit Meta, pavarësisht se kjo sjellje nuk ka imponuar dot të njëjtën kulturë të bashkëpunimit apo respektimit të institucioneve te aktorët e tjerë.

Ky qëndrim i Metës është pasqyra ku del qartë e gjithë kapja e shtetit dhe gjithë ky skenar që synon jo vetëm kapjen e shtetit, zhbërjen e shtetit, por dhe zhbërjen e Shqipërisë dhe defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ky konflikt artificial i sponsorizuar nga jashtë synon defaktorizimin e Shqipërisë dhe përmes saj dhe defaktorizimin e Kosovës. Zoti Meta është në mision jo thjesht në detyrë.

Zoti Meta nuk është dezertor, nëse do ti bëhej mirë Shqipërisë do të kishte ikur me kohë.

Por që të ikë zoti Meta që të kapin dhe të vetmin institucion…

Armiqtë e Shqipërisë do të ishin shumë të lumtur sepse nuk do të kishte një institucion të besueshëm të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe legjitim që do tu thoshte të vërtetën miqve tanë në gjithë botën. Shqipëria ka dhe miq por ka dhe armiq që punojnë kundër interesave tona”, deklaroi Meta.

Presidenti tha se vendi ka miq dhe armiq në Europë dhe Amerikë, ndërsa me tone të ashpra foli dhe ndaj diplomatëve të huaj në vendin tonë.

“Shqipëria ka miq dhe armiq në Europë, në Amerikë. Është luftë interesash, unë mbroj interesat e vendit tim dhe kombit tim.

Dorëheqja nuk ndihmon për zgjidhje por për një kapje totale të shtetit. Kushtetutën e Shqipërisë do ta mbroj nga qeveria, parlamenti, nga opozita, nga kushdo, nga ata të huaj që duan ta dhunojnë dhe përdhunojnë.

Të shkojnë të dhunojnë Kushtetutat e vendeve të tyre ata, jo Kushtetutën e Shqipërisë siç janë mësuar këtu.

Marrin dhjetëra milionë euro dhe dollarë dhe nuk japin asnjë herë llogari.

Do ta mbroj deri në fund, por jam i bindur se do ta mbrojnë edhe qytetarët e ndershëm se u ka ardhur aty ku nuk mbajnë më”, tha Meta.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?