IKSHP me njoftim se si të mbrohemi nga gripi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në Kosovë është duke qarkulluar virusi A i gripit. Andaj IKSHP rekomandon që të vaksinohen personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Po ashtu ky Institut apelon për higjienë personale dhe të evitohen vendet ku ka shumë njerëz. Njoftimi i IKSHP-së Qytetarë të nderuar! Virusi A i gripit […]
Andaj IKSHP rekomandon që të vaksinohen personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.
Po ashtu ky Institut apelon për higjienë personale dhe të evitohen vendet ku ka shumë njerëz.
Njoftimi i IKSHP-së
Qytetarë të nderuar! Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër!












