Ikona kombëtare e Kinës, traktoristja e parë grua, vdes në moshën 90 vjeçare

Ikona kombëtare e Kinës, traktoristja e parë grua, vdes në moshën 90 vjeçare

Gruaja që u bë ngasësja e parë e traktorit në Kinë, dhe më pas edhe ikonë kombëtare, ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Në vitin 1948, Liang Jun u bë e para femër në Kinë që mori punën e traktoristes, kur iu fut trajnimeve për t’u mësuar që të bëhej traktoriste. Më shumë se një […]

Në vitin 1948, Liang Jun u bë e para femër në Kinë që mori punën e traktoristes, kur iu fut trajnimeve për t’u mësuar që të bëhej traktoriste.

Më shumë se një dekadë më vonë, imazhi i saj që me krenari voziste traktorin ishte shtypur në bankënotën 1 juanëshe kineze, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

“Askush s’mund të vozis më mirë se unë,” kishte thënë ajo në një intervistë. “Nuk kam asnjë pishman në këtë jetë.”

Liang Jun ishte lindur në vitin 1930 në një familje të varfër në provincën e largët kineze të Heilongjiangut.

Ajo kishte kaluar shumicën e jetës së saj duke ndihmuar në një fermë e po ashtu duke studiuar në një shkollë rurale.

Në vitin 1948, kur një shkollë lokale hapi një konkurs për ngasës traktori, ajo aplikoi.

Sipas një mediumi lokal, kishte pasur 70 studentë në klasë – me Liang Junin si gruaja e vetme aty. Ajo ia doli të kompletonte trajnimin dhe të bëhej e para femër që voziste një traktor.

Një vit më vonë, lideri kinezo Mao Zedong kishte njoftuar krijimin e Republikës Popullore të Kinës. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme